Dorehiqet ministri serb ne Kosove
Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, ka aprovuar doreheqjen e ofruar nga ana e ministrit ne Ministrine e Komuniteteve dhe Kthimit, Boban Stankovic. Stankovic doreheqjen e tij, e ka arsyetuar me shkaqe personale dhe te natyres objektive. Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, pas aprovimit te doreheqjes, duke marre ne konsiderate propozimin e Partise se Pavarur Liberale Serbe, ka emeruar Sasha Rashic per minister ne Ministrine e Komuniteteve dhe Kthimit, thuhet ne nje njoftim te Zyres per komunikim publik te Kryeministrit. Qeveria e Republikes se Kosoves ka pesuar carjen e dyte dje, pas largimit nga kabineti te nje tjeter ministri, kete radhe nga minoriteti serb. Pak muaj pasi kryeministri Hashim Thaci shkarkoi nje minister shqiptar nga qeveria qe ai drejton, dje pasdite ka dhene doreheqjen e parevokueshme, ministri i Komuniteteve dhe Kthimit, Boban Stankovic. Sipas informacionit zyrtar te kabinetit kryeministror "Hashim Thaci miratoi doreheqjen e Stankovic, e cila ishte e arsyetuar me shkaqe personale dhe te natyres objektive". "Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, pas aprovimit te doreheqjes, duke marre ne konsiderate propozimin e Partise se Pavarur Liberale Serbe, ka emeruar Sasha Rashic ne kete ministri", thuhet ne komunikaten e shperndare nga kabineti qeveritar qe ka pas ketij zevendesimi, serish dy ministra nga radhet e pakices serbe. Ish- Ministri i Komuniteteve dhe Kthimit pavaresisht shpalljes se pavaresise se Kosoves, eshte shprehur se te zhvendosurit duhet te kthehen ne shtepite e veta. Ai gjithmone ka qene pro kthimit te serbeve te larguar gjate koherave te luftes Kosove-Serbi. Kete fakt ai e lidhte meqenese dy vitet e fundit nuk eshte shenuar asnje incident nderetnik ne Kosove, deshmon se jane pjekur kushtet per kthim te qendrueshem. Ministria per Kthim dhe Komunitete se fundmi ka marre nje hap ne lidhje me organizimin dhe udheheqjen e takimit te "Grupit Punues per Standardet 3 dhe 4", qe kane te bejne me lirine e levizjes dhe kthim te qendrueshem. Ky eshte nje hap shume i rendesishem qe do t'iu hape mundesine te gjithe te zhvendosurve te kthehen sa me te shpejte dhe nuk ekziston asnje pengese qe serbet te kthehen ne shtepite e tyre
Motivi
Ministri i Komuniteteve dhe Kthimit, Boban Stankovic, pas aprovimit te kerkeses se doreheqjes se parevokueshme nga kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, e ka arsyetuar largimin per shkaqe personale dhe te natyres objektive.
Zevendesimi
Pas aprovimit te doreheqjes se Boban Stankovic, duke marre ne konsiderate propozimin e Partise se Pavarur Liberale Serbe, kryeministri Thaci ka emeruar, Sasha Rashic, per minister ne Ministrine e Komuniteteve dhe Kthimit.
Motivi
Ministri i Komuniteteve dhe Kthimit, Boban Stankovic, pas aprovimit te kerkeses se doreheqjes se parevokueshme nga kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, e ka arsyetuar largimin per shkaqe personale dhe te natyres objektive.
Zevendesimi
Pas aprovimit te doreheqjes se Boban Stankovic, duke marre ne konsiderate propozimin e Partise se Pavarur Liberale Serbe, kryeministri Thaci ka emeruar, Sasha Rashic, per minister ne Ministrine e Komuniteteve dhe Kthimit.