Finlande,11 nxenes te vrare ne nje shkolle
Njembedhjete persona humben jeten dje gjate nje atentati ne perendim te Finlandes. Lajmi eshte bere i ditur nga Ministria e Brendshme finlandeze. "Sipas informacioneve te fundit numri i te vdekurve arriti ne 11'', deklaroi ministrja e Brendshme, Anne Holmlund gjate nje interviste me televizionin kombetar. Sipas televizionit lokal, Yle, nje deshmitar okular ka treguar se ne ndertese jane vrare shume persona. Fillimisht agjencite e lajmeve njoftuan se dje rreth ores 11:00, ne nje shkolle te mesme, ne qytetin Kauhjoki te Finlandes, nje student i armatosur duke shtene me arme zjarri, ka vrare 9 nxenes, duke plagosur shume te tjere rende e lehte. Mirepo sipas raporteve me te fundit te mediave finlandeze, rezulton te jene vrare 11 nxenes, nderkohe qe edhe sulmuesi ka qelluar veten me arme. Pas ketij akti te krimit, me te shpejte kane nderhyre forcat speciale policore por pasi qe vrasesi ka hapur zjarr edhe ne drejtim te tyre, atehere eshte kembyer zjarr nga te dy anet. Ne kete drame tragjike, u shkaktua kaos i vertete. Nuk dihet me saktesi nese, studenti 22 vjecar, Pekka - Eric Auvinen, i cili qelloi ne drejtim te nxenesve te tjere, ka qelluar vetveten, apo eshte qelluar nga forcat e policise speciale. Agjencia finlandeze e lajmeve STT raporton se studenti i cili vrau nxenesit eshte derguar ne Spitalin Universitar me plage te renda, pasi ka shtene edhe ndaj vetvetes. Reuters citon zyrtaret policore te kene thene se eshte shtene me arme edhe brenda shkolles, para se studenti te qellonte me arme vetveten. Kryeministri i Finlandes, Matti Vanhenen, ka deklaruar permes televizionit se studenti, i lindur ne vitin 1986, i cili ka shtene ne njeren ane te shkolles me pas ka qelluar me arme edhe vetveten. Ai ishte ne spital per rreth dy ore nen kontrollin e mjekeve, sipas te cileve ai kishte qelluar vetveten 2-3 here ne koke. Po ashtu njoftohet se studenti 22-vjecar Matti Juhani Saari, i cili qelloi ne drejtim te nxenesve dhe me pastaj edhe vetveten, kishte nje ueb-faqe te veten ne youtube dhe, permes nje videoklipi, kishte paralajmeruar se si do ta kryente ngjarjen e sotme tragjike, e cila ndodhi ne qytetin Kauhajoki. Policia njoftoi se atentatori ishte ende gjalle kur u arrestua, por pesoi plage me arme zjarri gjate tentatives per t'u vetevrare. Ngjarja ndodhi ne nje institut ekonomik per te rinj nga 16-21 vjec ne Kauhajoki. Nje zedhenes i policise u shpreh pas ngjarjes tragjike se Finlanda perjetoi nje dite tragjike. "Ne nje shkolle ne Kauhajoki ndodhi nje incident me arme zjarri. Numri i viktimave eshte shume i madh. I dyshuari eshte nje nxenes 20 vjecar. Vete incidenti dhe nderhyrja e policise pas tij tashme kane marre fund", deklaroi zyrtari i larte policor. Sipas tij, po punohet per identifikimin e viktimave dhe perkujdesjen per te plagosurit dhe sipas informacioneve te para ka ngjashmeri fatkeqe me vrasjet ne Jokela nje vit me pare dhe me incidente te tjera ne shkolla ne bote. Nje vit me pare nje histori tragjike ndodhi ne nje lice ne Finlande. Nje 18-vjecar hapi zjarr duke shkaktuar vdekjen e 9 personave te tjere. Policia ende nuk eshte ne gjendje te jape nje bilanc provizor.
Gjendja
Policia njoftoi se personi ne gjendje amoku ka shkrepur disa plumba ne nje shkolle dhe ka vrare nente vete. Keqberesi eshte nje 20 vjecar. Nentorin e kaluar nje 18 vjecar pati vrare ne nje shkolle ne jug te Finlandes tete njerez dhe vetveten.
Gjendja
Policia njoftoi se personi ne gjendje amoku ka shkrepur disa plumba ne nje shkolle dhe ka vrare nente vete. Keqberesi eshte nje 20 vjecar. Nentorin e kaluar nje 18 vjecar pati vrare ne nje shkolle ne jug te Finlandes tete njerez dhe vetveten.