Gjykatat ne veri nisin punen me 3 tetor
Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove paralajmeron se gjykatat ne veri te Mitrovices do te jene funksionale qe nga 3 tetori. Fillimisht, aty do te punoje vetem stafi nderkombetar, nderkaq parashihet qe gradualisht te kthehet edhe stafi lokal. Ky vendim eshte kundershtuar ashper nga perfaqesuesit e strukturave politike serbe ne Mitrovice, perderisa zyrtare nga Qeveria e Serbise ne Ministrine per Kosoven thone se per ta misioni i UNMIK-ut eshte i pranueshem, por jo edhe ai i EULEX-it. Vendimi i UNMIK-ut qe ne gjykaten ne veri te Mitrovices te dergoje gjykates dhe prokurore nderkombetare, po has ne kundershtime mjaft te ashpra te strukturave serbe ne ate pjese te Kosoves. Pas trazirave te 17 marsit te ketij viti, kur UNMIK-u hasi ne rezistencen e serbeve ne perpjekjet per te vene rendin ne gjykaten ne veri te Mitrovices, e cila ishte uzurpuar nga serbet, ndertesa e gjykates ishte ruajtur deri me tani nga KFOR-i, kurse tash UNMIK-u planifikon qe atje fillimisht te nise punen vetem me staf nderkombetar.