Ban, hapi Asamblene e Pergjithshme
Ne seline e Kombeve te Bashkuara filloi punimet sesioni i 63-te i Asamblese se Pergjithshme, i cili u shpall i hapur nga sekretari i pergjithshem, Ban Ki-Mun. "Po shohim qendra te fuqishme te pushtetit dhe lidershipit, ne Azi, Amerike Latine dhe ne mbare boten ne zhvillim. Problemet, qe perballemi po behen gjithnje e me komplekse", tha Mun. Sipas tij, ne kete bote te re, sfidat tona gjithnje e me shume kane te bejne me bashkepunimin e jo me konfrontimin, duke shtuar se popujt, me nuk mund t'i mbrojne interesat apo mireqenien e tyre, pa partneritet me pjesen tjeter te botes. Temat qe mbizoterojne ne kete sesion jane programi berthamor i Iranit, kriza ne Gjeorgji, te drejtat e njeriut ne Darfur. Ne mesin e temave tjera do jete edhe debati per Kosoven. Rritja e tensionit nderkombetar mes Rusise dhe Perendimit, rritja e dhunes ne Pakistan dhe Afganistan, si dhe kercenimet nga Koreja e Veriut per riaktivizimin e programit te armeve berthamore kane shtuar nje sens te pergjithshem krize qe mbizoteron.