Bush dhe fajet që do të marrë me vete
Çdo listë gabimesh nuk
mund të jetë veçse e pa
këndshme, por katalogu i
gabimeve të Presidentit në
ikje të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, Bush, është veçanërisht
mbresëlënës dhe nuk mund të
konsiderohet kurrë i plotë, pasi do
të ketë gjithmonë pika të lëna jashtë.
Më poshtë janë renditur disa nga
gabimet më të mëdha të presidencës
së tij 8-vjeçare.
1) Mungesa e WMD
(Armëve të Dëmtimit në
Masë)
Bush e ndërtoi gjithë sebepin e
tij për ndërmarrjen e luftës në Irak
mbi bindjen se Sadam Huseini
kishte armë të shkatërrimit në
masë. Pavarësisht se armët nuk u
gjendën kurrë, ai vazhdoi me këmbëngulje
që të injoronte çdo fakt që
binte në kundërshtim me vendimin
e tij për luftën, duke minuar
kështu jo vetëm vitet e presidencës,
por edhe reputacionin e agjencive
të shërbimeve sekrete të Shteteve
të Bashkuara brenda vendit dhe
mbi të gjitha jashtë tij.
2) "Braun, paske bërë
goxha punë"
Bush sigurisht që nuk mund ta
kontrollonte motin, por mund të
kontrollonte emërimin e drejtorit të
FEMA-s (agjencia që merret me
menaxhimin e situatave të rënda
në SHBA). Ai vendosi Majk Braun
në krye të agjencisë, një person ky
tërësisht i papërgatitur e i papërvojë,
që dështoi në të gjithë menaxhimin
e situatës pas uraganit Katrina.
Pavarësisht të gjitha dështimeve
të dukshme të Braun, Bush
nuk mënoi ta lavdëronte të
zgjedhurin e tij, duke u thënë para
gazetarëve se me Katrinën kishte
bërë një punë të mrekullueshme.
3) Mungesa e një plani
pas lufte për Irakun
Presidenti në ikje e arriti
qëllimin e tij me rrëzimin e Sadamit
nga pushteti, por nuk kishte
parashikuar asnjë lloj strategjie për
Irakun e destabilizuar, pas këtij
ndryshimi. 6 vite më pas, viktimat
nuk numërohen, si nga ana e
civilëve vendas, ashtu edhe nga
ana e ushtarëve amerikanë, për të
mos llogaritur miliarda e miliarda
dollarët e shpenzuar. Dhe çka është
më e keqja, lufta ende nuk ka
marrë fund...
4) Aplikimi i torturës
Me deklarimin se Konventa e
Gjenevës nuk mund të zbatohet
ndaj "armikut terrorist", Bush i hapi
rrugën një numri torturash ndaj të
akuzuarve, të tilla si "mbytjen" me
ujë, sulmin me qen dhe metodave
të tjera çnjerëzore të përdorura
gjatë hetimeve. Të gjitha këto veprime
çnjerëzore e të jashtëligjshme
do të lidhen gjithmonë me emrin e
Bushit dhe vitet e presidencës së tij.
5) Injorimi i paralajmërimeve
për 11 shtatorin
Disa javë para 11 shtatorit,
ndërsa po kalonte pushimet verore
në fermën e tij në Teksas, Bush mori
një njoftim nga CIA, në të cilin thuhej
shprehimisht se "Bin Laden
ishte i vendosur të godiste objektivat
në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës". Sigurisht që një President
nuk mund t‘i përgjigjet çdo lloj
informacioni, por ky informacion
kaq i rëndësishëm për sigurinë kombëtare
nuk duhej të ishte injoruar.
Ndoshta po të mos ishte bërë një
gjë e tillë, do të kishin shpëtuar
mijëra jetë të pafajshme.
6) "Misioni u krye"
Deklarata bombastike në lidhje
me fitoren në Irak, menjëherë pas
rrëzimit të Sadamit, bërë në bordin
e një aeroplanmbajtëse në maj të
vitit 2003, ishte e parakohshme. Pas
asaj deklarate ndodhën vrasjet
dhe katastrofat më të mëdha në
Irak. Të paktën në lidhje me këtë
deklaratë Bush ka reflektuar, duke
e konsideruar si një nga gabimet e
tij më të mëdha.
7) Hyrja në Irak, pa një
mandat të OKB-së
Pas muajsh të tërë debatesh,
Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk
mundi që të arrinte një marrëveshje
në lidhje me propozimin
për të sulmuar Irakun. Bush, me
padurimin e tij, vendosi që
megjithatë ta kryente sulmin, duke
vënë vendin e tij në krye të një koalicioni
vendesh që mësynë Irakun.
Ky veprim konsiderohet edhe sot e
kësaj dite i paligjshëm nga OKB-ja.
8) Këmbëngulja se
Sadam Huseini ishte i
lidhur me Al-Kaedën
Për ta "kopsitur" sa më bindshëm
sulmin ndaj Irakut, Bushi
nxori edhe sebepin e pacaktuar, se
Al-Kaeda kishte lidhje me Sadam
Huseinin. Sigurisht që as ky pretendim
nuk është provuar.
9) Dështimi në kapjen e
Osama Bin Ladenit
Pas 11 shtatorit, qëllimi kryesor
i Bushit ishte që të kapte liderin e
Al-Kaedës, Osama Bin Laden.
Tashmë kanë kaluar 7 vjet nga ajo
ditë dhe i vetmi fakt që ekziston
për Bin Ladenin janë disa video në
të cilat kërcënohet Bushi dhe Shtetet
e Bashkuara.
10) Braktisja e
Protokollit të Kiotos
Në vitin 2001, Bush refuzoi të
nënshkruante Protokollin e
Kiotos, një marrëveshje që kërkonte
uljen e emetimit të gazeve të
dëmshëm nga vendet pjesëmarrëse.
Argumentimi i tij ndaj kësaj
mase shumë të rëndësishme për
mbrojtjen e ambientit ishte se ajo
dëmtonte ekonominë.
11) Nuk i prishi pushimet
për tragjedinë e uraganit
Katrina
Uragani Katrina ndodhi në
fund të verës dhe në përfundim të
pushimeve të stërzgjatura presidenciale.
Reagimi i tij menjëherë
pas kësaj tragjedie natyrore nuk
ishte prezenca në vendet e dëmtuara,
por këqyrja e zonave të
prekura 5 mijë kilometra larg, nga
dritarja e avionit, që po e çonte nga
ferma e pushimeve në Shtëpinë e
Bardhë.
12) Nënvleftësimi i
kostos së luftës
Fillimisht kostoja e luftës ishte
parashikuar 50-60 miliardë dollarë.
Sot ajo i ka kaluar të 600 miliardët.
13) Mungesa jelekëve
antiplumb për ushtarët
amerikanë
Për shkak të ngushticave në
buxhet, duke qenë se lufta po
vazhdonte, shumë trupa amerikane
në terrenin e rrezikshëm të
Irakut nuk ishin të pajisur me jelekë
antiplumb. Mjaft ushtarë humbën
jetën, sepse Shtëpia e Bardhë
nuk kishte para të merrte masat
mbrojtëse për t‘i mbrojtur.
14) Reduktimi i taksave
për të pasurit
Duke menduar se amerikanët
e pasur do të sillnin paratë e tyre
në atdhe, Bush ofroi një reduktim
taksash të jashtëzakonshëm. Kritikët
e kësaj mase bëjnë të ditur se
efekti i saj ishte i kundërt nga sa
pritej.
15) Dështimet në
Afganistan
Fushatat e para në Afganistan
ishin relativisht të suksesshme.
Por ende pa mbaruar mirë me Afganistanin,
Bush u fokusua në
Irak. Shumë veta, përfshi edhe
Presidentin aktual Obama, janë të
mendimit se një prezencë më e
madhe e trupave në Afganistan do
të kishte më shumë efekt në luftën
kundër terrorizmit.
16) Emërimi dhe
mbështetja e Alberto
Gonzalesit
Bush emëroi një mikun e tij të
vjetër nga Teksasi, Alberto Gonzales,
si Prokuror të Përgjithshëm
pas dorëheqjes së Xhon Ashkroft.
Gonzales anashkaloi gjatë punës
së tij shumë çështje të rëndësishme.
Ai ishte pjesë e atyre
vartësve të Bushit që karakterizoheshin
nga paaftësia, arroganca
dhe servilizmi ndaj shefit të tyre.
17) Dhënia e kontratave
miliardere të rindërtimit
të Irakut kompanisë
"Halliburton"
Zëvendëspresidenti i Shteteve
të Bashkuara ka qenë një nga
njerëzit më të rëndësishëm të kompanisë
"Halliburton", që mori
edhe pjesën më të madhe të kontratave
për rindërtimin e Irakut,
menjëherë pas lufte. Edhe pse
ende nuk dihet mënyra e kontraktimit
të kësaj kompanie, një gjë
është e vërtetë, që konflikti i interesave
ishte shumë i madh dhe i
dukshëm.
18) Përgjimet e
paligjshme
Menjëherë pas 11 shtatorit,
Presidenti Bush autorizoi
përgjimet e paligjshme të disa
numrave të telefonit në emër të
sigurisë kombëtare. Përgjimet e
paligjshme janë karakteristikë e
presidencës së Bushit, megjithëse
ai ngulmon se ato ndihmuan për
ta mbajtur Amerikën të sigurt.
mund të jetë veçse e pa
këndshme, por katalogu i
gabimeve të Presidentit në
ikje të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, Bush, është veçanërisht
mbresëlënës dhe nuk mund të
konsiderohet kurrë i plotë, pasi do
të ketë gjithmonë pika të lëna jashtë.
Më poshtë janë renditur disa nga
gabimet më të mëdha të presidencës
së tij 8-vjeçare.
1) Mungesa e WMD
(Armëve të Dëmtimit në
Masë)
Bush e ndërtoi gjithë sebepin e
tij për ndërmarrjen e luftës në Irak
mbi bindjen se Sadam Huseini
kishte armë të shkatërrimit në
masë. Pavarësisht se armët nuk u
gjendën kurrë, ai vazhdoi me këmbëngulje
që të injoronte çdo fakt që
binte në kundërshtim me vendimin
e tij për luftën, duke minuar
kështu jo vetëm vitet e presidencës,
por edhe reputacionin e agjencive
të shërbimeve sekrete të Shteteve
të Bashkuara brenda vendit dhe
mbi të gjitha jashtë tij.
2) "Braun, paske bërë
goxha punë"
Bush sigurisht që nuk mund ta
kontrollonte motin, por mund të
kontrollonte emërimin e drejtorit të
FEMA-s (agjencia që merret me
menaxhimin e situatave të rënda
në SHBA). Ai vendosi Majk Braun
në krye të agjencisë, një person ky
tërësisht i papërgatitur e i papërvojë,
që dështoi në të gjithë menaxhimin
e situatës pas uraganit Katrina.
Pavarësisht të gjitha dështimeve
të dukshme të Braun, Bush
nuk mënoi ta lavdëronte të
zgjedhurin e tij, duke u thënë para
gazetarëve se me Katrinën kishte
bërë një punë të mrekullueshme.
3) Mungesa e një plani
pas lufte për Irakun
Presidenti në ikje e arriti
qëllimin e tij me rrëzimin e Sadamit
nga pushteti, por nuk kishte
parashikuar asnjë lloj strategjie për
Irakun e destabilizuar, pas këtij
ndryshimi. 6 vite më pas, viktimat
nuk numërohen, si nga ana e
civilëve vendas, ashtu edhe nga
ana e ushtarëve amerikanë, për të
mos llogaritur miliarda e miliarda
dollarët e shpenzuar. Dhe çka është
më e keqja, lufta ende nuk ka
marrë fund...
4) Aplikimi i torturës
Me deklarimin se Konventa e
Gjenevës nuk mund të zbatohet
ndaj "armikut terrorist", Bush i hapi
rrugën një numri torturash ndaj të
akuzuarve, të tilla si "mbytjen" me
ujë, sulmin me qen dhe metodave
të tjera çnjerëzore të përdorura
gjatë hetimeve. Të gjitha këto veprime
çnjerëzore e të jashtëligjshme
do të lidhen gjithmonë me emrin e
Bushit dhe vitet e presidencës së tij.
5) Injorimi i paralajmërimeve
për 11 shtatorin
Disa javë para 11 shtatorit,
ndërsa po kalonte pushimet verore
në fermën e tij në Teksas, Bush mori
një njoftim nga CIA, në të cilin thuhej
shprehimisht se "Bin Laden
ishte i vendosur të godiste objektivat
në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës". Sigurisht që një President
nuk mund t‘i përgjigjet çdo lloj
informacioni, por ky informacion
kaq i rëndësishëm për sigurinë kombëtare
nuk duhej të ishte injoruar.
Ndoshta po të mos ishte bërë një
gjë e tillë, do të kishin shpëtuar
mijëra jetë të pafajshme.
6) "Misioni u krye"
Deklarata bombastike në lidhje
me fitoren në Irak, menjëherë pas
rrëzimit të Sadamit, bërë në bordin
e një aeroplanmbajtëse në maj të
vitit 2003, ishte e parakohshme. Pas
asaj deklarate ndodhën vrasjet
dhe katastrofat më të mëdha në
Irak. Të paktën në lidhje me këtë
deklaratë Bush ka reflektuar, duke
e konsideruar si një nga gabimet e
tij më të mëdha.
7) Hyrja në Irak, pa një
mandat të OKB-së
Pas muajsh të tërë debatesh,
Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk
mundi që të arrinte një marrëveshje
në lidhje me propozimin
për të sulmuar Irakun. Bush, me
padurimin e tij, vendosi që
megjithatë ta kryente sulmin, duke
vënë vendin e tij në krye të një koalicioni
vendesh që mësynë Irakun.
Ky veprim konsiderohet edhe sot e
kësaj dite i paligjshëm nga OKB-ja.
8) Këmbëngulja se
Sadam Huseini ishte i
lidhur me Al-Kaedën
Për ta "kopsitur" sa më bindshëm
sulmin ndaj Irakut, Bushi
nxori edhe sebepin e pacaktuar, se
Al-Kaeda kishte lidhje me Sadam
Huseinin. Sigurisht që as ky pretendim
nuk është provuar.
9) Dështimi në kapjen e
Osama Bin Ladenit
Pas 11 shtatorit, qëllimi kryesor
i Bushit ishte që të kapte liderin e
Al-Kaedës, Osama Bin Laden.
Tashmë kanë kaluar 7 vjet nga ajo
ditë dhe i vetmi fakt që ekziston
për Bin Ladenin janë disa video në
të cilat kërcënohet Bushi dhe Shtetet
e Bashkuara.
10) Braktisja e
Protokollit të Kiotos
Në vitin 2001, Bush refuzoi të
nënshkruante Protokollin e
Kiotos, një marrëveshje që kërkonte
uljen e emetimit të gazeve të
dëmshëm nga vendet pjesëmarrëse.
Argumentimi i tij ndaj kësaj
mase shumë të rëndësishme për
mbrojtjen e ambientit ishte se ajo
dëmtonte ekonominë.
11) Nuk i prishi pushimet
për tragjedinë e uraganit
Katrina
Uragani Katrina ndodhi në
fund të verës dhe në përfundim të
pushimeve të stërzgjatura presidenciale.
Reagimi i tij menjëherë
pas kësaj tragjedie natyrore nuk
ishte prezenca në vendet e dëmtuara,
por këqyrja e zonave të
prekura 5 mijë kilometra larg, nga
dritarja e avionit, që po e çonte nga
ferma e pushimeve në Shtëpinë e
Bardhë.
12) Nënvleftësimi i
kostos së luftës
Fillimisht kostoja e luftës ishte
parashikuar 50-60 miliardë dollarë.
Sot ajo i ka kaluar të 600 miliardët.
13) Mungesa jelekëve
antiplumb për ushtarët
amerikanë
Për shkak të ngushticave në
buxhet, duke qenë se lufta po
vazhdonte, shumë trupa amerikane
në terrenin e rrezikshëm të
Irakut nuk ishin të pajisur me jelekë
antiplumb. Mjaft ushtarë humbën
jetën, sepse Shtëpia e Bardhë
nuk kishte para të merrte masat
mbrojtëse për t‘i mbrojtur.
14) Reduktimi i taksave
për të pasurit
Duke menduar se amerikanët
e pasur do të sillnin paratë e tyre
në atdhe, Bush ofroi një reduktim
taksash të jashtëzakonshëm. Kritikët
e kësaj mase bëjnë të ditur se
efekti i saj ishte i kundërt nga sa
pritej.
15) Dështimet në
Afganistan
Fushatat e para në Afganistan
ishin relativisht të suksesshme.
Por ende pa mbaruar mirë me Afganistanin,
Bush u fokusua në
Irak. Shumë veta, përfshi edhe
Presidentin aktual Obama, janë të
mendimit se një prezencë më e
madhe e trupave në Afganistan do
të kishte më shumë efekt në luftën
kundër terrorizmit.
16) Emërimi dhe
mbështetja e Alberto
Gonzalesit
Bush emëroi një mikun e tij të
vjetër nga Teksasi, Alberto Gonzales,
si Prokuror të Përgjithshëm
pas dorëheqjes së Xhon Ashkroft.
Gonzales anashkaloi gjatë punës
së tij shumë çështje të rëndësishme.
Ai ishte pjesë e atyre
vartësve të Bushit që karakterizoheshin
nga paaftësia, arroganca
dhe servilizmi ndaj shefit të tyre.
17) Dhënia e kontratave
miliardere të rindërtimit
të Irakut kompanisë
"Halliburton"
Zëvendëspresidenti i Shteteve
të Bashkuara ka qenë një nga
njerëzit më të rëndësishëm të kompanisë
"Halliburton", që mori
edhe pjesën më të madhe të kontratave
për rindërtimin e Irakut,
menjëherë pas lufte. Edhe pse
ende nuk dihet mënyra e kontraktimit
të kësaj kompanie, një gjë
është e vërtetë, që konflikti i interesave
ishte shumë i madh dhe i
dukshëm.
18) Përgjimet e
paligjshme
Menjëherë pas 11 shtatorit,
Presidenti Bush autorizoi
përgjimet e paligjshme të disa
numrave të telefonit në emër të
sigurisë kombëtare. Përgjimet e
paligjshme janë karakteristikë e
presidencës së Bushit, megjithëse
ai ngulmon se ato ndihmuan për
ta mbajtur Amerikën të sigurt.