Partizani nis merkaton, gati federimet
Partizanit i jane bashkuar ne stervitje dy lojtare gjate merkatos se dimrit. Sipas drejtuesve te kuq priten edhe te tjere, per te perforcuar ekipin ne vigjilje te pjeses se dyte te sezoni. Dje ne zyrat e FSHF-se ishin te pranishem pjesetare te stafit te Partizanit, per te dorezuar emrat e te federuarve te pare. Pervec dyshes se deklaruar tashme, Gentian Gjondedes dhe Egert Bakallit, qe kane pranuar zyrtarisht per momentin se bejne pjese ne planet e Partizanit, mesohet se edhe disa lojtare te tjere me eksperience, jane gati te perfshihen ne radhet e te kuqve, per te kontribuar ne mbajtjen e ekipit ne kategorine Superiore. Ish-kapiteni i Teutes, Gjondeda, pas perjashtimit nga Teuta zgjodhi ekipin e Partizanit, sikurse Egert Bakalli, i cili eshte larguar nga Elbasani. Por edhe ish-lojtare te tjere te ketij ekipi jane gati te veshin fanellen, per te kontribuar ne ngjitjen e te kuqve ne nje kategori me lart. Skerdi Bejzade shihet si nje nder perforcimet e radhes per ekipin e Partizanit. Edhe Erbin Fagu apo Ardit Beqiri mund te afrohen deri ne fund te merkatos se muajit janar. Pjesa e dyte e merkatos se dimrit do te jene ne dispozicion te Partizanit. Megjithese me vonese, te kuqte kane dale dhe jane stervitur me ekipin e tyre. Partizani ndodhet ne vend te parafundit, se bashku me Lushnjen, por ne pjesen e dyte te gares, ne rast se zhvillon merkato te kujdesshme, do te mund te ngjitet dhe t'i shpetoje renies ne nje kategori me poshte.