Arsen Venger: Oferta per Kaka, e nje bote tjeter
Mancester Siti i ka afruar 100 milione sterlina yllit brazilian te Milanit Kaka, duke tundur tregun e futbollit boteror. Oferta e Mancester Sitit eshte komentuar nga trajneri i Arsenalit, si e demshme sepse mund te krijoje nje diference te madhe ne tregun e shitblerjeve te lojtareve. Pronari i Mancester Sitit, Sheiku Monsur mori ne dore drejtimin e klubit te Premier Liges dhe kerkon te afroje sa me shume yje te futbollit, prane klubit te tij. "Nuk me duket e vertete e gjitha kjo. Me duket si nje abstraksion" - thekson Arsen Venger, i cili vazhdon te kembengule per te afruar mesfushorin e Zenit Shen Peterburgut, Andrei Arshavin. "Nuk ka lidhje me periudhen qe po kalon bota ne ditet e sotme. Oferta qe i eshte bere brazilianit Kaka, me duket e cuditshme. Ne kemi nje situate ekonomike shqetesuese, prandaj me duket keshtu," - sqaron Venger. "Ne jetojme ne nje klub futbolli dhe klubi eshte pjese e botes." Me tej Arsen Venger thekson se topcinjte nuk mund te konkurrojne ne kete aspekt me Mancester Sitin. "Ne shpenzojme para, ne baze te asaj qe prodhojme dhe zhvillojme," shtoi ai."Ne si klub perfitojme te ardhura nga shitja e biletave, sponsorizimet e ndryshme dhe nga e drejta televizive. Mencester Siti ka thyer rregullat e botes. Nuk i perket botes reale," thekson trajneri i Arsenalit. "Jam me shume i shqetesuar se cfare do te ndodhe heres tjeter, nese do te shpenzoje 100 milione sterlina per te blere brazilianin Kaka. Qellimi i nje klubi eshte qe te zhvillohet ekipi mbi themele te shendosha, jo te shpenzohen para, ne shuma marramendese. Per mua interesante eshte qe te mendohet ne darke se si duhet te jete ekipi te nesermen dhe si mund te zhvillohet me tej," - analizon trajneri i Arsenalit. "Mund te pyesni ne cdo klub ku kam qene, se kurre nuk kam negociuar per kontraten time," thekson Arsen Venger. "Me te nenshkruar, kenaqem me kete dhe perpiqem qe te bej me te miren e mundshme. Madje nuk i pyes asnjehere menaxheret per parate, sepse nuk me interesojne shume," perfundon Arsen Venger.