Bush, fjalimi i fundit para 4 nëntorit
Të martën amerikanët do të zgjedhin pasardhësin e Xhorxh Bushit në Shtëpinë e Bardhë dhe është mirë që të votojnë të gjithë. Këshilla vjen pikërisht përmes fjalëve të thëna nga goja e Presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili, me popullaritet të rënë në nivele që nuk shiheshin prej dhjetëvjeçarësh, i kujtoi popullit të vet se zgjedhjet e 4 nëntorit janë "një çast shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit", duke shmangur me kujdes ndonjë fjalë që mund të konsiderohej ftesë për të votuar për senatorin republikan Xhon MekKein.
Në fjalimin e zakonshëm radiofonik të së shtunës, i fundit para se bota të mësojë emrin e njeriut që do ta pasojë, Bushi kujtoi "muajt e debateve të nxehta dhe fushatave të ashpra elektorale", por edhe "shpirtin e konkurrimit që është pjesë përbërëse e një demokracie të shëndetshme". Nuk përmendi emra, duke nënvizuar se "çdo votë na kujton se parimet themeltare të shtetit janë ende të gjallë" dhe që "gjithkush, i varfër apo i pasur, i ri apo i moshuar, gëzon të njëjtën të drejtë për të bërë zgjedhjen e vet për të ardhmen e kombit".
Për t‘i shmangur kandidatit republikan ndonjë siklet të mundshëm - duke qenë se MekKein gjatë javëve të fundit është përpjekur me ngulm të shkëputet sa më shumë nga presidenti aktual - parapëlqeu që fjalimin e fundit ta përqendronte te roli që Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajnë në botë, si "model për demokracitë e reja, nga Gjeorgjia e Ukraina, tek Afganistani e Iraku, të cilat e shohin Amerikën si provën e gjallë që qeveritë demokratike mund të jenë jetëgjata".