Sara Peilin kandidate presidenciale në 2012
Sara Peilin tashmë ka bërë për vete konservatorët socialë brenda radhëve të republikanëve, dashuri e cila do të bënte një zëvendëspresidente me peshë, por që më së shumti do ta projektonte si figura numër një e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, në rast se Xhon MekKeini humbet të martën përballë Obamës. Guvernatorja e Alaskës ka arritur të polarizojë ndjeshëm edhe në radhët e atyre që nënvizojnë ndarjet brenda partisë së saj, mes konservatorëve fiskalë dhe konservatorëve kristianë, të mbajtur të bashkuar nga oponenca e përbashkët ndaj abortit dhe të drejtave të homoseksualëve.
"Në rast se republikanët do të humbasin të martën, Sara do të kthehet në figurë qendrore për zgjedhjet e vitit 2012", thotë Metju Uillson, profesor shkencash politike në Universitetin Jugor Metodist të Dallasit, duke sqaruar se "Peilin është një yll mes radhëve të konservatorëve socialë, megjithëse për të tjerët mund të mos rezultojë zgjedhje e duhur".
44-vjeçarja, nënë e pesë fëmijëve, është kthyer në një rrymë të fortë që ka elektrizuar bazën evangjeliste konservatore të Partisë Republikanëve, e cila përbën edhe bllokun më të qëndrueshëm votues të kësaj force politike. Ka ditur t‘i fitojë zemrat dhe mendjet e konservatorëve në shumë fronte: është evangjeliste e devotshme; zgjodhi ta lindte një prej fëmijëve, edhe pse testet paraprake tregonin se do të vinte në jetë me një problem të rëndë shëndetësor (sindromin daun); është populiste; dhe di shumë mirë si përdoren armët.
Sondazhet po tregojnë se çifti MekKein-Peilin po humbet terren mes shumë grupeve demografikë, porse gëzon ende mbështetjen e rreth dy të tretave të evangjelistëve protestantë të bardhë. Janë të shumtë ata analistë që mendojnë se MekKeini, që i ka prishur raportet me këtë degë të partisë në shumë aspekte, nuk do kishte mundur kurrë të gëzonte kaq shumë përkrahje pa praninë e Sara Peilin. Ndërkohë që, shumë konservatorë me peshë janë të mendimit se 44-vjeçarja do të bëhet shpejt ylli i degës së konservatorëve socialë. "Besoj se do të jetë në krye të listës së kandidatëve dhe sigurisht që do jetë pjesë e garës së ardhshme presidenciale", thotë Toni Përkins, president i Këshillit të Kërkimeve mbi Familjen, grup lubues konservator me mjaft influencë dhe me lidhje shumë të afërta me evangjelistët.
E megjithatë, pikërisht këto tipare, që e bëjnë kaq të dashur për krahun konservator, e largojnë nga krahu i të moderuarve. Shqetësime për zgjedhjen e Peilin si bashkëkandidate presidenciale janë thënë nga emra shumë me peshë në radhë e republikanëve, si ai i Kenet Adelman, një prej ndihmësve më prestigjiozë të Ronald Reganit dhe gjenerali Kolin Pauell, ish- sekretar Shteti në administratën Bush. Ka gjithashtu shumë kundërshtime mbi mungesën e përvojës së Sara Peilin mbi çështje kaq të rëndësishme sa ç‘është kriza ekonomike që ka përfshirë Amerikën.
E megjithatë, në rast të një fitoreje, do t‘i detyrohej jashtëzakonisht shumë Sara Peilin dhe këtij grupimi të rëndësishëm brenda partisë. "Nuk kam asnjë dyshim se Sara Peilin do luante rol të dorës së parë në Administratën MekKein. Pa të, nuk shoh se si MekKeini do arrinte të shpresonte te një sukses i mundshëm ditën e votimeve", vëren Toni Përkins.
Edhe pse tani janë jo të paktë ata që kërkojnë ta veshin guvernatoren e Alaskës me fajin për humbjen e zgjedhjes së të martës, zëra me peshë brenda partisë vërejnë se do jetë vetëm një reagim fillestar, madje shpejt MekKein do fajësohet për mungesën e besimit të treguar në disa raste ndaj saj.
"Është mjaft e qartë që disa njerëz do përpiqen t‘ia hedhin asaj gjithë fajin, në rast se gjërat nuk shkojnë mirë të martën", thotë Çarmain Joest, president i shoqatës "Amerikanët e Bashkuar për Aksionin për Jetën", i cili kundërshton ashpër abortin. "Por duket qartë se ajo është e lidhur shumë fort me bazën e partisë dhe me ata zgjedhës, që votojnë për familjen dhe votën, gjë që më shtyn të mendoj se, sido që të venë gjërat të martën, ajo do gëzojë popullaritet të fortë në radhët e bazës".