"Në Azerbajxhan, pa shumë ndryshime"
Ari Han nuk mendon të bëjë asnjë "revolucion" në ndeshjen miqësore që Shqipëria do të luajë më 19 nëntor në Baku. Përballë Azerbajxhanit, drejtuesi i stolit kuqezi synon fitoren, duke shpjeguar se kjo do të shërbejë për të ruajtur reputacionin e mirë të Kombëtares në arenën ndërkombëtare. Për këtë arsye, ai do të thërrasë "nën armë" pjesën më të madhe të titullarëve, ndërkohë që nuk përjashton grumbullimin e disa lojtarëve, të cilët nuk përfaqësohen rregullisht me skuadrën. "Me Azerbajxhanin nuk do të bëj shumë ndryshime, pasi ekipi kombëtar mbetet ekip kombëtar", deklaroi holandezi menjëherë pas mbërritjes në aeroportin "Nënë Tereza". "Miqësoren me Azerbajxhanin e vlerësoj si një sfidë që duhet fituar, pasi në këtë mënyrë mund të fitojmë respekt në arenën ndërkombëtare".
Pasi shkeli tokën shqiptare pas dy muajsh mungesë, Han u paraqit menjëherë në stadiumin "Qemal Stafa" për të vëzhguar nga afër takimin Partizani-Shkumbini. Për teknikun, kjo ishte hera e dytë radhazi që ndjek ndeshjet e "të kuqve" dhe rezultati mbetet i njëjtë: zhgënjim pa fund për lojën e dobët dhe padurim për t‘u larguar sa më shpejt nga impianti. Sot, ai do të jetë sërish në stadium, por këtë herë në një ndeshje që dhuron spektakël, ku Tirana kryesuese pret Besën. Në tapetin e gjelbërt zbresin disa lojtarë të Kombëtares dhe të tjerë që aspirojnë të veshin fanellën kuqezi. Ky do të jetë momenti i duhur që pretendentët të bindin trajnerin, pasi Han pohon se do të grumbullojë disa lojtarë të rinj. Njëri prej kandidatëve është padyshim Gjergji Muzaka, por "tulipani" preferon të mos flasë me emra konkretë. "Miqësorja do të jetë një test i mirë për ne, pasi aty do të vëzhgojmë edhe disa lojtarë të rinj, vijoi trajneri. Muzaka? Nuk kam ardhur vetëm për të në Shqipëri, por edhe për të tjerë. Gjithsesi, nuk dëshiroj të flas me emra konkretë". Talentet për kuqezinjtë nuk luajnë vetëm në Kategorinë Superiore, pasi lojtarë të gatshëm të përfaqësojnë Shqipërinë ka edhe në kampionatet e ndryshme evropiane. Njëri prej tyre është Bajram Sadriaj, të cilin Han e ka parë në aksion. Megjithatë, ai nuk u shpreh shumë entuziast për sulmuesin: "Kam ndjekur Sadriajn, i cili nuk është lojtar i keq, por problemi qëndron se ai luan shumë pak te Borusia e Dortmundit. Ende nuk mund të jap një mendim përfundimtar për të". Në fund, nuk kishte se si të mungonte vlerësimi për barazimin historik në Portugali: "Jam i kënaqur për barazimin pa gola përballë një emri të madh si Portugalia, tha 59-vjeçari. Rezultatet nuk kanë munguar, megjithatë kemi ende shumë punë përpara. Lojtarët ishin mirë psikologjikisht dhe luftuan për të mos dalë nga fusha të mundur".