E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush, leter Bashes: Vleresim progresit tuaj

Ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, mori diten e djeshme nje leter urimi nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, pas takimit qe ata kane zhvilluar ne Kroaci, menjehere pas marrjes se fteses per ne NATO nga ana e Shqiperise. Ne letren e derguar dje nga Bush theksohet vleresimi dhe mirenjohja per lidershipin e vendit, Berisha, ne lidhje me perparimin e lirise ne vend. “Takimi me ju gjate udhetimit tim ne Kroaci ishte kenaqesi e madhe per mua. Diskutimet tona ishin produktive dhe thelbesore. Une jam mirenjohes per lidershipin qe vendi juaj ka treguar ne perparimin e lirise”, shkruan Bush ne letren e tij drejtuar ministrit te Jashtem, Basha. “Amerikanet e vleresojne miqesine tone me popullin e Shqiperise. Shtetet e Bashkuara te Amerikes i shprehin falenderimet e tyre Shqiperise per mbeshtetjen e saj ne luften kunder terrorizmit; gjithashtu ne ju dergojme pergezimet tona me rastin e aderimit tuaj ne NATO”, thuhet ne letren e derguar nga Bush. F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›