Rama mbledh Kryesine per kodin
Forumet e larta vendimmarrese te selise roze do te formalizojne javen e ardhshme variantin perfundimtar te draft-propozimeve mbi Kodin e ri Elektoral. Kesisoj, ne datat 9 dhe 12 korrik, Partia Socialiste do te mbledhe Kryesine dhe Asamblene Kombetare per t’i vene firmen e fundit draftit per ndryshimet ne kodin zgjedhor, per te cilin grupi i eksperteve prane kesaj partie ka punuar prej nje kohe te gjate. Burime prane selise roze bene me dije se fillimisht do te jete Kryesia socialiste, ajo e cila do te njihet me propozimet e hartuara nga grupi i eksperteve, e cila pritet te mblidhet te marten. Me pas, ne fundjave, do te jete Asambleja Kombetare e PS-se, qe do te diskutoje dhe miratoje variantin zyrtar, me te cilin do te paraqitet kjo parti ne komisionin e posacem per reformen zgjedhore. Ne kete menyre, duke respektuar te gjitha etapat vendimmarrese, kupola roze ka vendosur qe te jene pikerisht perfaqesuesit e ketyre dy forumeve, ato qe te bejne vleresimet mbi kete draft. Madje, po sipas ketyre burimeve, mesohet se pergjate ketyre dy takimeve, pasi te merren ne shqyrtim te gjitha ceshtjet e trajtuara ne kete draft, do te vendosen dhe rregullat e qarta, lidhur me qendrimin qe Partia Socialiste do te mbaje gjate punes per ndryshimet ne kod. Konkretisht, edhe pse gjate punes ne komision fryma me te cilen do te paraqitet kjo parti do te jete ajo konsensuale dhe bashkepunuese, serish pritet qe per pika te vecanta socialistet te mos lene shteg per ndryshime, por duke kembengulur deri ne miratimin e propozimeve te ardhura nga kupola roze. Sikunder dihet ceshtjet kryesore jane reflektimi i sistemit zgjedhor, ai proporcional rajonal me lista shume-emerore, ne Kodin Elektoral, administrimi i zgjedhjeve, ankimimi, financimi i fushatave elektorale dhe eventualisht i partive politike, media ne fushaten elektorale, si dhe disa ceshtje te tjera. Por, sa i takon administrimit te zgjedhesve socialiste, pritet qe te propozojne uljen e numrit te komisionereve ne qendrat e votimit. Njekohesisht, sa i takon financimit te partive, PS do te perqendrohet ne tre ceshtje kryesore, ku financimi i fushatave elektorale te jete i nderlidhur me ate te partive politike, si dhe ky proces te shoqerohet me mekanizma e nevojshem per te garantuar transparence. Gjithashtu, nje pike tjeter e ketij drafti eshte dhe ankimimi i subjekteve politike ne perfundim te procesit zgjedhor, mbi te cilin PS pritet te propozoje qe ankesat te mos jene me pjese e gjykimit te Kolegjit Zgjedhor, por qe cdo ankim mund te shqyrtohet nga gjykatat e shkalles se pare ose ne komisionet zonale zgjedhore, ku gjysma e anetareve te jene gjyqtare. Oli Xhilaga