Kushner: Ska paralelizëm mes Kosovës dhe rajoneve separatiste të Gjeorgjisë
PARIS- Ministri i Jashtëm francez, Bernar Kushner, ka hedhur poshtë çdo paralelizëm mes Kosovës dhe rajoneve separatiste të Gjeorgjisë, duke thënë se nuk janë aplikuar standarde të dyfishta.
"Ka pasur shumë përpjekje për të marrë një vendim politik për Kosovën. Kjo nuk ka ndodhur në Gjeorgji", ka thënë Kushner për Euronews.
Ai ka rikujtuar se ka pasur bisedime gjatë luftës, pastaj ka ndodhur Konferenca e Rambujesë, ka pasur vendime të OKB së dhe më pas janë zhvilluar edhe dy vjet negociata për statusin. Ministri i Jashtëm francez ka pohuar se Franca është e interesuar që të ndihmojë Rusinë dhe Gjeorgjinë për të arritur paqen. (a.r/qik/balkanweb)