Onufri 2010 ngjarje vendi kete vit
Si duket nga kurimi i vjetshem ekspozita e quajtur nderkombetare Onufri ka nxjerre nje leksion te madh duhet trajtuar skena artistike e vendit ajo lokale. Pas nje kontrolli qe iu be vjet nga kuratori Parid Teferici studiove te piktoreve rezultoi se kishte jete por jo te stimuluar. Ate ide qe u nxit ekspozita Onufri 2010 do ta kete ne fokus te plote ne kete edicion te prezantoje skenen lokale te arteve pamore shqiptare si dhe ekspozimin e kerkimeve me te fundit te artisteve.
Kete e ka vendosur keshilli organizativ i ekspozites nderkombetare te arteve vizive Onufri 2010 mbledhur dje duke vendosur ti besoje kurimin e edicionit te XVII studiueses se artit Suzana Varvarica Kuka - artiste skulptore njohese dhe ndjekese aktive e zhvillimeve te artit. Keshilli qe ka prezantuar Onufri 2010 perbehet nga z. Rubens Shima z. Buron Kaceli z. Ylli Drishti z. Parid Teferici dhe z. Ali Oseku. Ekspozita behet e ditur permes njoftimit per shtyp se do te hapet diten e enjte me 23 dhjetor 2010 ne sallen e ekspozitave te GKA Tirane.