E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Lazarat, thyen tabune

Oli Xhilaga

"PS shpreh shqetesimin se Ilir Meta ka humbur kontrollin"! Permes kesaj fraze, PS leshon dhe nje tjeter sinjal paralajmerues per lidershipin e LSI-se. Keshtu, PS dhe LSI cdo dite e me shume thellojne carjen mes tyre nepermjet akuzave ne distance. Por, nga ana tjeter kryetari, Rama i ka meshuar mesazhit te tij per nje bashkim te qytetareve. Pavaresisht konflikteve mes gjirit te majte, kreu socialist vijon turin e tij te dialogit me shqiptaret, ku nuk ka lene jashte bashkebisedimit dhe banoret e Lazaratit. I pari drejtues i majte qe shkel ne kete zone pothuajse teresisht me elektorat te djathte, Rama shfaqet dhe nje here tjeter i vemendshem per t'i shkuar deri ne fund deklaratave te tij per bashkim. Por, kjo thirrje, sipas kupoles roze, nuk lidhet me ate cfare ndodh brenda kampit te majte, por gjithmone ne funksion te nje bashkimi te ri mes gjitha shqiptareve, per te sjelle nje fitore te se majtes ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nepermjet nje deklarate per shtyp, Partia Socialiste ka preferuar qe t'i terheqe vemendjen lidershipit te LSI-se, lidhur me deklaratat e leshuara gjate diteve te fundit ne adrese te selise roze. "PS shpreh shqetesimin se Ilir Meta ka humbur kontrollin. PS i ben apel Metes te gjeje qetesine, pasi socialistet nuk shantazhohen dot. PS e vlereson fjalorin e KPD-se si turp per Meten, nderkohe qe e sheh te ardhmen pa mllef", cilesohet ne njoftimin e PS-se. Madje, jo me larg se dje, mes dy lidereve te ketyre partive, te cilet ndoshta jo rastesisht u ndodhen ne qytetin e Fierit, u shkembyen ne distance akuza dhe kritika.

Kryetari i PS-se, Edi Rama, shkel ne token "e ndaluar" per te majten, ne Lazarat te Gjirokastres. Ne axhenden e tij te turit "Dialog me Shqiperine", kreu socialist kishte programuar disa takime ne Gjirokaster dhe Konispol. Por dje, ne mesdite, Rama ka preferuar qe te jete i pranishem ne fshatin Lazarat per nje vizite private, jashte axhendes zyrtare. Gjate qendrimit te tij ne kete fashat, kryetar i PS-se ka ngushelluar familjen e Fiqo Rabit, banuese ne kete fshat, per ndarjen e parakohshme nga jeta e djalit te tyre.

Nderkohe qe po dje, Rama mori pjese ne nje proteste te qytetareve te Gjirokastres, ku qytetaret gjirokastrite i kane kujtuar Kryeministrit te vendit premtimet per mirembajtjen dhe dhenien e fondeve per vlerat muzeore qe ka ky qytet. Nga ana e tij, Rama u shpreh se "ne kulturen tone cdo dite ndodh nje Gerdec i heshtur. Sa here qe kam qene ne Gjirokaster, qofte me perpara, qofte me pas, edhe gjate kesaj kohe kam vene re me shume trishtim kete rrenim te pandalshem dhe te pa ndalur dhe kam thene dhe rithene se kjo eshte nje nga deshmite me kuptimplota, me rreqethese dhe me te dukshme te politikes se vjeter, te interesave per pushtet".

Njekohesisht, po ne kete linje, Rama vleresoi se "nuk kam pritur qe Sali Berisha dhe te gjithe ata qe kane ardhur ketu duke perjetuar kthimin ne jete te ketyre veprave te medha te trashegimise sone dhe te trashegimise kulturore boterore te mbajne premtimet e tyre dhe i lutem Zotit qe nje ore e me pare kjo politike e vjeter t'i perkase se shkuares, nderkohe qe keto monumente te vjetra t'i perkasin se ardhmes, qe kjo sjellje, e cila shkakton cdo dite pasoja te nje Gerdeci te heshtur mbi trashegimine tone kulturore, te marre fund". Po keshtu, po dje, kryetari i PS ka qene ne qytetin e Konispolit, e kete here te dyte per te diskutuar per ceshtje te sigurise se jetes. Ne qytetin e braktisur teresisht nga te rinjte dhe mosha e afte per pune, ne qytetin ku emigracioni eshte masiv, drejt fqinjit jugor, Rama ka bere apel per rilindjen e shpreses per te jetuar me dinjitet ne Shqiperi. Gjate bashkebisedimit me banoret, Rama ka nenvizuar idene se duhet nje politike ndryshe per t'i dhene fund punes ne tokat e fqinjeve dhe rikthimin e dinjitetit te punes se ndershme, dhe kjo do te vije me voten e te gjithe shqiptareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›