E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushat, ekzekutohet me armë për gjakmarrje 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është ekzekutuar me armë paraditen e sotme në Bushat të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në një parking pranë komunës së Bushatit ku persona të armatosur kanë vrarë me armë 40-vjeçarin Lulzim Qarri dhe më pas e kanë hedhur në një kanal.
 

Menjëherë pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi me një automjet në drejtim të paditur. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive gjakmarrje pasi sipas informacioneve të para mësohet se viktima ishte në hasmëri.
 

Ndërkohë fenomeni i gjakmarrjes vijon të marrë jetë njerëzish sidomos në veri të vendit.

Tashmë ky fenomen nuk ka kursyer as femrat dhe rasti më i fundit është vrasja e 17-vjeçares në komunën Pult në Dukagjin. 

17-vjeçarja Marie Cuku dhe gjyshi i saj, 70-vjeçari Kolë Cuku, u vranë disa ditë më parë, teksa ishin duke punuar tokën pranë shtëpisë së tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›