E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fenomeni Vangjeli, Ronaldo "i pavlefshem"

Aranit Muraci

Kristiano Ronaldo, lojtari me i mire per momentin ne bote, veshtire se e ka hequr nga mendja kombetaren shqiptare, qe luajti me 10 lojtare dhe arriti te barazoje pa gola, ne ndeshjen e 15 Tetorit ne Portugali. Kombetarja e Portugalise, pas ketij rezultati zhgenjyes rrezikon seriozisht pjesemarrjen ne kampionatin boteror. Nuk do te jete cudi qe ne boterorin "Afrika e Jugut 2010", Portugalia te mbetet jashte, po ashtu edhe sulmuesi portugez, qe vetem pak jave me vone, u shpall fitues i "Topit te Arte" dhe "Lojtari i Vitit 2008", nga FIFA. Portugezet ne rast se do te deshtojne per here te dyte ndaj kuqezinjve, ne ndeshjen e 6 qershorit ne Tirane, kombetarja jone dhe Kristi Vangjeli do t'i mbeten edhe me gjate ne memorie, lojtarit te Mancester Junajtid, Kristiano Ronaldos. Mbrojtesi i kombetares sone nje prej "heronjve" ne barazimin e Portugalise, Kristi Vangjeli, rrefen per "Koha Jone" se eshte heret per te menduar nje ndalese te dyte te Portugalise, por suksesi i shenuar ne ndeshjen e pare, ndaj nje prej ekipeve me te mira ne bote, duhet te sherbeje si shembull, per t'i shtuar moralin ekipin, qe te arrije maksimumin ne dy ndeshjet e radhes. "Detyra ime ishte qe te mbuloja Ronaldon", - thekson Vangjeli. "Mendoj se zbatova detyren, sikurse i tere ekipi luajti shume mire dhe ndaloi Portugaline, edhe pse me diference numerike. Sigurisht, ishte nje ndjenje fantastike kur mendoja se ne fund te 90 minutave, lojtari me i mire i botes nuk kishte arritur dot te shenonte ne porten tone. Ekipi kombetar i Portugalise ka lojtare te zote dhe secili prej tyre mund te kishte shenuar, ne porten tone. Prandaj ishte merite e te gjitheve. Kombetarja zhvilloi nje ndeshje te madhe ne Portugali", - thekson mbrojtesi i Arisit te Selanikut, i cili nuk eshte aktivizuar ne Malte, pas paraqitjes se shkelqyer te kombetares, cka perbente nje paradoks ne vete zgjedhjet e trajneri holandez. Mbrojtesi korcar nuk deshiron te komentoje vendimet e trajnerit, te cilat thote se i respekton, dhe i pelqen te shijoje cdo sukses te kombetares, si ne formacionin baze, ashtu edhe jashte saj. "Une nuk dua te shprehem per cdo zgjedhje te trajnerit. Jam pjese e kombetares dhe si i tille respektoj vendimet e tij. Besimin perpiqem qe ta justifikoj sa me mire. E rendesishme eshte qe ekipi te ece para." Kristi Vangjeli nuk e ka te sigurt formacionin, as per ndeshjen e radhes ndaj Hungarise. "Pak rendesi ka per mua, nese do te jem titullar, lojtar rezerve, apo do te mbetem ne stol. Me shume vlen paraqitja e kombetares sone."

Ndeshje eliminatore, "Afrika e Jugut 2010"

Grupi I

28 Mars

Malte - Danimarke

Shqiperi - Hungari

Portugali - Suedi

1 Prill

Hungari-Malte

Danimarke- Shqiperi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›