E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dua te largohem nga kampionati grek"

Pas paraqitjes se Kristi Vangjelit ndaj Portugalise, jo vetem qe nuk ka marre pergezime nga ekipi, por ka ndodhur qe mbrojtesi te qendroje ne stol, ne vijim te kampionatit grek. Mbrojtesi Vangjeli ndali vrullin e Ronaldos, aq sa ketij te fundit nuk i munguan edhe fershellimat e tifozeve, ne stadiumin e Brages. Por fatet e ketyre dy lojtareve kane qene te ndryshme, pas 15 tetorit. Kristiano Ronaldo fitoi "Topin e Arte" dhe u shpall "Lojtari i Vitit", dy muaj me vone. Kristi Vangjeli mbeti ne stolin e kuqezinjve dhe nuk eshte aktivizuar fare nga Arisi i Selanikut. "Klubi i Arisit kerkoi zgjatjen e kontrates dhe une nuk e pranova", - thekson Vangjeli. "Kontrata me skadon ne fund te ketij edicioni dhe po pres te mbaroj sa me shpejt, qe te largohem nga ekipi. Pas refuzimit te rinovimit, stafi drejtues vendosi te me lere ne stol. Kjo eshte arsyeja pse nuk aktivizohem, pavaresisht paraqitjeve me kombetaren", - vijon me tej 24-vjecari i kuqezinjve. Kristi Vangjeli, do te largohet pas perfundimit te ketij sezoni, ne nje kampionat tjeter. "Nuk deshiroj te luaj me ne kampionatin grek. Shpresoj te largohem, ne nje kampionat tjeter me te forte dhe te jem pjese e nje ekipi me pretendime ne arenen nderkombetare." - perfundon Kristi Vangjeli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›