E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: “Doktorët i kemi brenda nesh”

"Jam thinjur në sport por nuk gjej dot fjalë ta përshkruaj këtë situatë", - tha Mehdi Bushati, një nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s dhe një figurë e njohur e botës futbollistike.
"Presidenti i FIFA-s (Blater) dhe ai i UEFA-s (Platini) kanë një filozofi për të zgjidhur problemet brenda shtëpisë së tyre. Nëse futbolli është i sëmurë, e rregullon komuniteti i futbollit", - argumenoi ish-futbollisti i famshëm i Dinamos së viteve 1960-1970.
"Mua më vjen mirë që megjithë këto divergjenca, përpiqemi ta zgjidhim së pari brenda nesh. Duhet të jemi të bashkaur për ta shëruar këtë futboll, që mund të ketë një plagë të vogël"
"Nëse ne do ta thellojmë këtë ndarje do të jetë e vështirë që të ruajmë pavarsinë e futbollit sic e kërkojnë institucionet ndërkombëtare, e jashtë politikës dhe pastaj të bëjmë hapin tjetër për të gjetur se kush nga e pengon këtë drejtim. Nuk kam parë kurrë që klubet të dalin në mënyrë kaq arbitrare për të mos luajtur".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›