E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë ndeshjet e shtyra do të luhen të dielën

Pesë ndeshjet e mbetura të javës së 24-t do të luhen nesër, ndërkohë që ditën e enjte përfaqësuesit më të lartë të 12 klubeve do të mblidhen ditën enjte për të disktuar sërish me Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së për të përcaktuar rreth hapave të mëtejshëm.
Besëlidhja-Dinamo (1-0, Ivanaj në minutën e 30-të) ishte edhe e vetmja ndeshje e luajtur nga Java e 24-t e Kategorisë Superiore, pas një vendimi urgjent të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së pas kërkesës së një përfaqësuesi të gjashtë klubeve rebele të Superligës që shpallën të premten bojkotomin e kampionatit deri në shpalljen e datës së Asamblesë së Jashtëzakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Pesë të tjerat të palujtura ditën e shtunë do të luhen përfundisht të dielën. Në fakt, klubet kërkuan për një rishtyerje teknike deri të mërkurën, por mesa duket nuk gjetën konsensusin me krerët e FSHF-së.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›