E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Ka ende detyra për t`u përmbushur jo vetëm imuniteti

Deputeti i PS-së Ditmir Bushati ka akuzuar mazhorancën se po shpërdoron çështje e imunitetit në funksion të nevojave të politikës së ditës.

Në një konferencë për shtyp, Bushati i është referuar deklaratës së djeshme të ministres së integrimit Majlinda Bregu duke theksuar se nuk janë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian.

"Jo më larg se dje ministrja e integrimit doli dhe i tha shqiptarëve se i vetmi detyrim i papërmbushur është votimi i heqjes së imunitetit në 6 gusht. E vërteta është tjetër dhe për këtë mjafton të theksohet letra e komisionerit Fyle ku listohen arritjet e deritanishme të Shqipërisë dhe veprimet konkrete që duhet të përmbushen deri në shtator. Nga 12 detyrat e kërkuara deri më sot janë përmbushur vetëm ato që kanë lidhje me kontributin e opozitës në këtë proces” tha Bushati.

Ai ka theksuar se PS-ja është e angazhuar për të përmbushur të gjitha kriteret e kërkuar nga KE-ja për procesin e integrimit dhe këtë e ka treguar duke miratuar një sërë ligjesh, siç është edhe reforma zgjedhore. Sipas tij një tjetër reformë e rëndësishme që duhet të përmbushet është edhe ajo parlamentare
 

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›