E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati Kundershtimi i mazhorances ndesh me rregulloren e Parlamentit Europian

Opozita akuzon mazhorancen per mungese vullneti ne realizmin e refomes parlamentare. Deputeti Ditmir Bushati thote se fakt per kete eshte kundershtimi nga mazhoranca i votimit te fshehte qe sipas tij bie ndesh me rregulloren e Parlamentit Europian e pranuar si reference nga kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli per ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit te Shqiperise.

Deputeti Dimtir Bushati i cili kryeson edhe grupin e punes per reformen parlamentare sqaron se ne propozimet e socialisteve perfshihen edhe verejtjet e dala nga progres raporti i fundit i Komisionit Europian per Shqiperine.

Ne paktin e integrimit socialistet kerkojne qe reforma parlamentare te perfundoje ne muajin dhjetor. Ne mbledhjen e fundit te grupit parlamentar kryesocialisti Rama shprehu gatishmerine per te ngritur nje komision ad hoc parlamentar per kete reforme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›