Bushati: Largimi, personal
23/05/2005 Ish-trajneri i Elbasanit, eksluzivisht për “Metropol Sport” tregon arsyet e dorëheqies së tij nga bankina verdheblu
Ka qenë e papritur deklarata e trajnerit të ekipit të futbollit të Elbasanit, Artan Bushati, për një largim të këtij të fundit nga skuadra verdheblu, pas përfundimit të ndeshjeve të kupës UEFA. Bushati e ka bërë këtë deklaratë menjëherë pas takimit Elbasani - Shkumbini, takim ky që mbylli edhe kampionatin kombëtar të futbollit, kampionat ky që do të mbahet mend si më i miri i verdhebluve, pas atij të fitimit të titullit kampion në vitin 1983. E tashmë ajo që dihet, është vetëm se Elbasani do të ketë pothuajse të gjithë futbollistët e këtij sezoni, të paktën në turin e parë të kupës UEFA. Më pas, i pari që do të largohet do të jetë pikërisht trajneri Bushati, i cili e ka bërë edhe publike këtë fakt. “Kam kaluar momente me të vërtetë të paharrueshme tek Elbasani” i deklaroi dje për gazetën “Metropol Sport” trajneri Bushati, i cili më pas thekson se ekipi i drejtuar prej tij ka bërë një sezon pothuajse perfekt. “Desha të falenderoj presidentin Laze, që më dha mundësinë të drejtoj një grup me futbollistë tepër cilësorë, por edhe pse kam kaluar kaq mirë me Elbasanin, dorëheqja do të jetë e parevokueshme. Nuk bëhet fare fjalë për mosarritjen e një kontrate financiare me klubin, apo moskërkesë për të vazhduar bashkëpunimin. Unë po largohem nga Elbasani për arsye personale dhe shpresoj që të gjithë të vlerësojnë sadopak atë që i kemi dhënë futbolit të këtij qyteti” - vazhdon më pas në deklaratën e tij trajneri Bushati, por që më pas ai nuk ka folur për asnjë plan të së ardhmes së tij, duke deklaruar se për këtë të ardhme do të fillojë të mendojë më vonë. Kështu në opinionin sportiv elbasanas, pikëpyetjet për vazhdimësinë e futbollit në këtë qytet janë të shumta. Këtë sezon, presidenti Arben Laze arritti të krijojë një ekip me të vërtetë të mire, duke mbledhur lojtarë tepër cilësorë, por edhe të rinj me mjaft perspektivë e duke krijuar kështu grupin të cilësuar si më harmonikun e këtij sezoni futbollistik në Shqipëri. Këto investime bënë që Elbasnai në fillim të sezonit të shihej si një skuadër e kompletuar, por pak persona mendonin se ky ekip do të garonte për titullin. Me kalimin e javëve, verdheblutë treguan se kishin arritur të krijonin një grup të shkëlqyer, ku mjaft ndeshje të luajtura nga ta do të mbeten si më të bukurat e këtij sezoni. Megjithatë, tashmë gjithçka ka mbaruar dhe për të ardhmen asgjë nuk dihet. Momentalisht, presidenca e Elbasanit është duke menduar për kupën UEFA, ku verdheblutë do të luajnë këtë sezon, dhe më pas ndoshta do të vendosin se cila do të jetë baza e ekipit të ri. A do të mbahen ende këta lojtarë cilësorë, apo Elbasnai nuk do të këtë më ato synime të këtij viti? Fjalët për largimin e mjaft lojtarëve janë të shumta dhe mendohet se lojatarët që këtë vit milituan në kombëtaren shqiptare, si Dallku e Tefik Osmani, e kanë të sigurtë largimin. Ndërkohë edhe Nevil Dede, ka qenë në qendër të mjaft fjalëve të cilët e shohin atë larg Elbasnait, ku mendohet se do të kthehet në kryeqytet. E natyrisht, largimi i trajnerit Bushati, e bën të vështirë qëndrimin në skuadër të shkodranëve të tjerë që luajnë në fushën e lojës, Kaci e Osja. Pra, gjithçka në kampin verdheblu është e paqartë dhe ajo që dihet është që, nëse ky klub kërkon të qëndrojë në nivelet e larta të futbollit shqiptar, duhen me të vërtetë investime të tjera të fuqishme, e për këtë ndoshta duhet që presidentit Laze t’i bashkohen të tjerë aksionerë, për t’i rikthyer ndoshta këtij qyteti në sezonin e ardhshëm titullin kampion, që mungon prej 22 vitesh