E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: PS, e angazhuar për të hequr imunitetin

Partia Socialiste ka deklaruar se raporti i DASH-it pasqyron realitetin në Shqipëri.

Në një konferencë për shtyp, deputeti i PS-së Ditmir Bushati theksoi se raporti I departamentit të shtetit shprehu edhe njëherë shqetësimin e opozitës për mungesën e demokracisë në vend.
 

Sipas tij, Partia Socialiste është e angazhuar për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe ky do të jetë edhe hapi i parë i saj për të luftuar korrupsionin në vend.  “Heqja e imunitetit për zyrtarët e lartë është një hap për çrrënjosjen e kulturës së pandërshkueshmërisë. PS-ja angazhohet për heqjen e imunitetit në përputhje me praktikat ndërkombëtare” shtoi Bushati.
 

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›