Wollfarth:Jo shtet të së drejtës pa shërbim civil profesionist

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, i dorëzoi sot kryetarit të Komisionit të Shërbimit Civil, Fatmir Tafaj, raportin e veprimtarive të këtij Komisioni, “Buletin 2011”, të botuar me mbështetjen e Prezencës.
Në fjalën e tij, ambasadori Wollfarth theksoi se nuk mund të ketë shtet të së drejtës pa një shërbim civil profesionist. “Kam besim se raporti më i ri dhe raportet e mbikëqyrjes do të shërbejnë për të promovuar më tej punën e Komisionit të Shërbimit Civil dhe do të rrisin transparencën e veprimtarisë së gjerë të tij” shtoi Wollfarth.
“Buletini 2011” do t`u shpërndahet të gjitha institucioneve shtetërore që janë pjesë e sistemit të shërbimit civil, si dhe organizmave të tjerë shtetërorë.