Bushati: PS "fitore" me votat e demokristianeve
Jane te pakten pese komuna te cilat ne zgjedhjet e tete majit Partia Socialiste i ka klasifikuar si fitore te kandidateve te saj. Por sipas kryetarit te Aleances Demokristiane, Zef Bushati, ne komunen Shale, Shengjin, Velipoje, Guri i Zi, Fushe Arrez dhe disa te tjera, fituesit e vertete jane kandidatet demokristiane. Me ane te nje deklarate per mediat, Bushati e cileson qendrimin e PS per fitore ne keto komuna si te pavertete, duke sjelle ne vemendje komunen e Shengjinit, ku fituesi i saj Salvador Kacaj eshte nje prej figurave politike te njohura per Partine Demokristiane. "Kryetari i PS-se Edi Rama nxitoi te nxjerre para gazetareve ne Seline e Partise Socialiste kandidatin demokristian Salvator Kacaj dhe e cilesoi si nje fitore te partise se tij, pa permendur aspak faktin se z. Kacaj eshte demokristian dhe i propozuar nga demokristianet per te kandiduar ne komunen e Shengjinit. Elektorati i kesaj komune eshte i ndergjegjshem se pa voten demokristiane nuk arrihej kjo fitore", tha dje kreu i ADK-se, Bushati. Ai sjell ne vemendje dhe rastin e komunes Velipoje, ku fitues i saj eshte demokristiani Pashk Ujkaj. Bushati shton se kjo taktike e opozites u ndoq per shkak te Kodit Zgjedhor, i cili nuk u jepte mundesi kandidateve te ADK-se qe te garonin me vete. "Po keshtu ne komunen e Velipojes, demokristiani Pashk Ujkaj arriti fitoren, i propozuar dhe i mbeshtetur nga elektorati demokristian. Kete mbeshtetje demokristianet ja kane dhene kandidateve te tyre qe kane garuar ne koalicion me PD-ne apo PS-se, te diktuar nga Kodi Zgjedhor, i cili nuk u lejon asnje hapesire partive te vogla", tha dje Bushati. Nga ana tjeter kreu i ADK-se ka theksuar se institucionet nderkombetare duhet te bejne me shume presion ndaj subjekteve politike per te realizuar reformen zgjedhore. "ADK shpreh bindjen se edhe zgjedhjet e fundit lokale, treguan qe kuadri zgjedhor duhet te reformohet, te gjitha mangesite ne kuadrin ligjor dhe ne procesin zgjedhor duhet te trajtohen ne menyre gjithe perfshirese, efikase dhe konsensuale nepermjet nje reforme te plote zgjedhore, ne perputhje me te gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it", tha ai.
Komuna Shale
Kreu i ADK-se, Zef Bushati ka theksuar se dhe zgjedhjet e fundit ne komunen Shale, jane nje tjeter sukses i demokristianeve dhe jo i Partise Socialiste. Ai theksoi se kandidati Bal Vuksani eshte pjese e demokristianeve. "ADK pershendet fitoret e kandidateve demokristiane ne zgjedhjet lokale, te cilat i kurorezoi, e i finalizoi me sukses edhe demokristiani Bal Vuksani".
Komuna Shale
Kreu i ADK-se, Zef Bushati ka theksuar se dhe zgjedhjet e fundit ne komunen Shale, jane nje tjeter sukses i demokristianeve dhe jo i Partise Socialiste. Ai theksoi se kandidati Bal Vuksani eshte pjese e demokristianeve. "ADK pershendet fitoret e kandidateve demokristiane ne zgjedhjet lokale, te cilat i kurorezoi, e i finalizoi me sukses edhe demokristiani Bal Vuksani".