E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati: Propozimi i Komisionit Evropian historik, Berisha të plotësojë kushtet

Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, shprehu mirënjohjen për Komisionin Evropian, i cili propozoi sot heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Në një komunikim për mediat, ai tha se PS falënderon angazhimin e institucioneve të Bashkimit Evropian për ta trajtuar me përparësi procesin e liberalizimit të vizave, duke qenë të vetëdijshëm se vonesat në këtë proces kanë ardhur jo si pasojë e vullnetit të munguar të BE, por si rezultat i mungesës së seriozitetit të qeverisë shqiptare në realizimin e reformave. “Partia Socialiste i bën thirrje mazhorancës dhe kryeministrit që të demonstrojnë përgjegjshmëri në këto momente historike duke lejuar transparencën kushtetuese të procesit zgjedhor të 28 qershorit 2009, në mënyrë që t’i jepet fund krizës politike dhe qeverisëse përmes një zgjidhje të ndershme e të qëndrueshme që në të njëjtën kohë nuk do të rrezikonte procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëdhënien tonë me Bashkimin Evropian”, deklaroi Bushati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›