Bushati: “Qeveria është koka e një monopoli vrastar”
“Qeveria është koka e një monopoli vrastar”. Kështu deklaroi Ervin Bushati, sekretar për cështjet e ekonomisë në PS, ndërsa vijon sërish me një sërë akuzash ndaj qeverise për sa i takon naftës “Virgin”.
Ndër të tjera, në një dalje publike, Bushati theksoi se 63 miljon euro është vlera e hedhur në këtë trafik e cila shkatërron jo vetëm shëndetin e njerëve por dhe ekonominë e tyre.
“Si nuk e dinte Berisha për një trafik me naftën dhe me perfitimet, ashtu si nuk dinte per në Gërdec ?”.
Kjo pyetje sikurse dhe të tjera u ngritën nga Bushati duke i mëshuar faktit se fajin e ka Saliu, kjo në përfitim dhe të një skeme gjigande funksionale.