E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i bashkise Hasani vdes si pasoje e infarktit

Sukth

shte ndare nga jeta krejt papritur kryetari i Bashkise se Sukthit. Mengjesin e djeshem Yrjan Hasani i vitlindjes 1968 eshte ndjere keq dhe eshte derguar me urgjence ne spitalin e Durresit nga familjaret por nderhyrja ka qene e kote. Kryebashkiaku i Sukthit Yrjan Hasani eshte ndare nga jeta para kohe ne moshen 42-vjecare. Prej kater vitesh ai drejtonte pushtetin vendor ne Bashkine e Sukthit dhe ishte shprehur per nje tjeter rikandidim ne kete post dhe kishte mbeshtetjen e nje pjese te mire te partise per te. Ai perfaqesonte ngjyrat e Partise Demokratike ne kete post. Paraprakisht Policia e Durresit duke iu referuar mjekeve ka deklaruar se shkak i vdekjes ka qene nje infarkt kardiak nderkohe qe trupi i eshte nenshtruar edhe autopsise per te percaktuar zyrtarisht shkaqet e vdekjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›