Bushati Qeveria pengese per statusin
Marrja e statusit te vendit kandidat po bllokohet nga mazhoranca. Konstatimi vjen nga opozita shqiptare, e cila sqaron se janë realizuar vetëm një pjesë e 12 prioriteteve të vendosura nga BE dhe ku opozita ka dhënë kontribut vendimtar. Pjesa tjetër e prioriteteve, sic është lufta ndaj korrupsinit sipas Ditmir Bushatit mund të realizohen vetëm nga qeveria. Bushati sugjeron edhe zgjidhjen.
“BE pret prova të pakundërshtueshme në luftën kundër korrupsionit. BE pret nga Shqipëria atë çka mori nga Kroacia, Mal i zi, Bullgaria dhe Rumania”.
Bushati shprehet se mazhoranca është e paaftë për të realizuar prioritetet e BE.
“Kryeministri i ngjan fabulës së të mbyturit që kërkon të mbysë Shqipërinë. Është i paaftë të bëjë reforma, në vend të fokusohet tek reformat e detyrat e shtëpisë është i fokusuar tek helmatisja e opozitës, ose tek karta e nacionalizmit që po shfaqet në trajten më primitive të mundshme”.
Bushati shprehu besimin se opozita do të jetë në pushtet vitin e ardhshëm e do të mund të realizojë reformat e domosdoshme. Por që kjo të realizohet socialistët duhet të fitojnë zgjedhjet, një proces që sipas Bushatit do të jetë në fokus të BE.