E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton modelin e regjistrit te posacem per fondet qe do te perdoren gjate fushates

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi gjatë mbledhjes së djeshme modelin e regjistrit të posaçëm që duhet të përdorin subjektet zgjedhore për regjistrimin e fondeve të përfituara, që do të përdoren prej tyre në fushatën elektorale, si dhe  modelin e deklaratës që duhet të nënshkruajnë dhuruesit në çastin e dhurimit. Projektvendimi i miratuar nga KQZ mbështetet në nenin 90, pika 1 e kodit zgjedhor, sipas të cilit, çdo subjekt zgjedhor duhet të regjistrojë në një regjistër të posaçëm, të miratuar si model me vendim të KQZ-së, shumën e fondeve të përfituara për çdo person fizik ose juridik, si dhe të dhëna të tjera që lidhen me identifikimin e qartë të dhuruesit. 

Në nenin 90, pika 1 e Kodit Zgjedhor citohet se “Në çastin e dhurimit, dhuruesi nënshkruan një deklaratë. Forma dhe përmbajtja e deklaratës miratohet nga KQZ dhe është e detyrueshme për t'u nënshkruar në çdo rast dhurimi. Lista e personave që dhurojnë jo më pak se 100 mijë lekë, si dhe vlera përkatëse duhet të bëhen kurdoherë publike”. 

Projekt vendimi i KQZ-së lidhet me detyrimin e partive për deklarimin me transparencë të fondeve që subjektet zgjedhore do të shpenzojnë gjatë 30 ditëve të fushatës elektorale.  

Ndërkohë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani deklaroi dje se shpërndarja e fondeve publike për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje do të vihet në dispozicion me vendim të Këshillit të Ministrave dhe për këtë duhet komunikuar me Ministrinë e Financave. 


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›