E Diel, 1 Nëntor 2026

Paniku i humbjes e con Edvinin nc humbje kontrolli e keqperdorim ekstrem te Kastriot Islamit

PS refuzon transparencën e Ministrisë së Brendshme për procesin e kartave të identitetit, kërcënon me padi penale, duke mos kursyer “thirrjen nën armë” të prokurorisë

Tendencën politike për të zhurmuar sa më shumë procesin e pajisjes me karta identiteti, PS e ka çuar më tej dje, kur ka tentuar të përfshijë edhe prokurorinë. Nëpërmjet kërcënimit për një padi penale ndaj drejtuesve të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Islami ka lënë në tentativë, mundësinë e certifikimit të kësaj zhurme, nga përfshirja e mundshme dhe e papërtuar e prokurorisë.

Përkundër pretendimeve në formë kërcënimesh  të Kastriot Islamit, parashikimet ligjore, lënë shumë pak hapësirë për ti mundësuar dëshirën PS-së, për ripërfshirje në garën e saj elektorale edhe të organit të akuzës.

Kërcënimi socialist

Partia Socialiste po radikalizon përditë e më tepër qëndrimet e saj në drejtim të procesit zgjedhor që po afron duke paralajmëruar se po shkon drejt kontestimit të tyre.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Kastriot Islami, tha se selia rozë do të ngrejë një padi penale ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme me akuzën e shpërdorimit të detyrës. 

“Mjaftojnë kundërshtitë dhe faktet e nxjerra nga analiza e vetë informacionit që kemi marrë nga Ministria e Brendshme për të ngritur hipotezën e akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të të dhënave zyrtare përmes dhënies së informacionit të rremë për qëllime që bien ndesh me ligjin. Informacionet e Ministrisë së Brendshme, duke rënë ndesh me njëra-tjetrën në mënyrë flagrante dhe duke u shfaqur të ndryshme nga njëri disk tek tjetri, rezultojnë jo vetëm të rremë, po edhe të manipuluara”, deklaroi në një komunikim me mediat, Islami. 

Sipas tij shifra zyrtare prej 730 mijë votuesish pa pasaportë mbi të cilën Ministria e Brendshme ka këmbëngulur, rezulton e pavërtetë dhe e zvogëluar ndjeshëm, në një kohë që “numri i personave që kanë aplikuar rezulton kontradiktor dhe ndryshon nga njëri disk në tjetrin duke nxjerrë për votuesit pa pasaportë një shifër të zmadhuar në kundërshti me të dhënat e përgjithshme dhe shifrat e dhëna në dinamikë”. 

“Në këto kushte kur, nga njëra anë na jepet vetëm një pjesë e të dhënave të cilat rezultojnë alarmante, të rreme e të manipulara, dhe nga ana tjetër na fshihet me këmbëngulje lista e qytetarëve me pasaportë, si edhe lista e plotë e aplikantëve të deritanishëm për letërnjoftimi, PS po përpilon kallëzimin penal për drejtuesit e lartë të Ministrisë së Brendshme që merren direkt me këtë proces. Të gjitha këto konkluzione paraprake janë rezultat i një ekspertize të nivelit më të lartë teknik dhe do të thellohen në orët në vazhdim nga grupi ynë i ekspertëve”, tha Islami. 

Zyrtari i lartë socialist shtoi se kundërshtitë dhe faktet e nxjerra nga ky hetim do t'i bëhen me dije edhe komunitetit ndërkombëtar

Argumentet kundër

Debati me korrespondencë dhe mediatik mes selisë së PS dhe Ministrisë se Brendshme mbi listat e shtetasve që janë pajisur me letërnjoftime elektronike, tingëllon politik dhe aspak ligjor. Në kërkesën që Sekretari për Çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste në dy letrat drejtuar ministrit Bujar Nishani, kërkon me insistim listat e personave me apo pa pasaportë, duke kërkuar të dhëna personale, të cilat shkelin ligjin që garanton mbrojtjen e tyre. 

Është ky ligj, që paracakton qartë se çdo kërkesë duhet të ketë referencë ligjore duke identifikuar dhe qëllimin e përdorimit të këtyre të dhënave, një gjë që nuk ndodh në tre kërkesat e drejtuara Ministrisë së Brendshme nga Partia Socialiste. 

Ja çfarë shkruhet në nenin 10, pika 3, të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale përcakton qartë se, “Në rastet kur përdorimi i të dhënave bëhet në një formë, që lejon identifikimin e subjektit të të dhënave, të dhënat duhet të kodohen menjëherë, në mënyrë që subjektet të mos jenë më të identifikueshëm. Të dhënat personale të koduara përdoren vetëm nga persona, të cilët janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin”.

Referuar Kodit Zgjedhor, në nenin 179, pika 3 të tij, thuhet se “listat e shtetasve , i dorëzohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Ministria e Brendshme informon në mënyrë periodike, jo më pak se një herë në muaj KQZ-në, në lidhje me ecurinë e procesit të pajisjes së shtetasve me karta identiteti”. 

Kjo listë i është vënë në dispozicion dhe misioneve të huaja si OSBE/ODIHIR, si dhe subjekte politike. 

Një gjë që ka ndodhur edhe me Partinë Socialiste, e cila në mënyrë periodike është informuar mbi procesin e pajisjes së shtetasve me letërnjoftimin elektronik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›