Bushati: Shkarkim Topallit, nëse rrëzohet rezoluta
TIRANE- Deputeti socialist, Ditmir Bushati deklaroi dje se PS-ja do të marrë nismën për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Topalli, "në rast se projekt-rezoluta do të refuzohet kokëfortësisht nga qeveria". Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", duke analizuar liberalizimin e vizave dhe refuzimin e statusit të vendit kandidat për në BE, Bushati deklaroi se "Sali Berisha vrau ambicien europiane të qytetarëve dhe sot nuk ka kurajën për t'i dhënë jetë një zgjidhjeje politike, që do të prodhonte një model të ri qeverisës e do ankoronte Shqipërinë më shpejt në rrjedhat europiane".
Kuvendi miratoi vetëm me votat e maxhorancës javës që shkoi buxhetin e shtetit 2011. Pse e kundërshtuat këtë buxhet, që kryeministri e konsideroi si më të madhin në historinë e Shqipërisë?
Nuk prisja që qeveria do të projektonte buxhetin mbi tri shtylla themelore që përdoren rëndom në botën moderne: a) analizë reflektive për çfarë nuk ka shkuar siç duhet; b) nxjerrje dhe adresim i përgjegjësive bazuar mbi këtë analizë; c) angazhime që garantojnë ardhmërinë europiane të vendit. Megjithatë, shpresoja se buxheti i prezantuar nga qeveria do të reflektonte të paktën disa nga përparësitë emergjente të integrimit europian që janë njëkohësisht edhe sfidat e shtet-ndërtimit, të përshkruara me besnikëri në Opinionin e Komisionit Europian, që nuk na dha as dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, e as statusin e vendit kandidat.
Kryeministri është i lirë të vijojë retorikën boshe të "Shqipërisë fanar ndriçues" në traditën e politikës së vjetër, por nuk mund të fshehë dot faktin se ky është buxheti i pushtetit dhe jo i europianizimit e transformimit të vendit, pasi nuk adreson nevojën themelore që kanë qytetarët për fuqizimin dhe funksionimin e institucioneve kushtetuese, të cilat duhet të kontrollojnë papërgjegjshmërinë e qeverisë. Ky është buxheti i pushtetit dhe jo i shtetit, pasi nuk adreson mangësitë themelore në pavarësi, transparencë dhe llogaridhënie të sistemit të drejtësisë. E madje nuk premton një historik bindës që të çrrënjosë kulturën e pandëshkueshmërisë në këtë vend. Qytetarët shqiptarë nuk kanë besim tek drejtësia për shkak të mungesës së personalitetit, pengmarrjes nga pushteti dhe korrupsionit të imponuar nga një buxhet që prodhon veç varfëri, por kurrsesi drejtësi. Ky është buxheti i pushtetit dhe jo i shtetit, pasi nuk adreson një tjetër nevojë themelore të qytetarëve shqiptarë për të pasur një administratë publike profesionale, të depolitizuar e jo nepotike, të aftë për të ofruar shërbime në bazë të standardeve europiane.
Ky është buxheti i pushtetit dhe jo i qytetarëve, për shkak të peshës së papërfillshme që zë mbështetja për kapitalin njerëzor, që për ne progresistët mbetet një vlerë e paçmuar. Kryeministri nuk thotë dot se sa fëmijë do të shpëtojnë nga kthetrat e analfabetizmit si pasojë e këtij buxheti, sa do të shpëtojnë nga braktisja e shkollës, sa do të kenë shkollë me kushte normale, sa prindër do të kenë mundësi të blejnë librat e fletoret për fëmijët e tyre, sa dhe si do të rritet pjesëmarrja në arsimin profesional. Kryeministri nuk thotë dot se deri kur universitetet tona do të ngjasojnë me parkime, ku studentët presin disa vjet për të marrë një diplomë, e cila në rastin më të mirë nuk ka lidhje me tregun e punës. Ky është buxheti i pushtetit dhe jo i qytetarëve, pasi nuk adreson faktin se më shumë se gjysma e popullsisë që jeton në Shqipëri vijon të mbetet jashtë skemës së shëndetësisë publike. Kryeministri nuk thotë dot se si do të ndikojë ky buxhet në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj shëndetësisë publike, se si do të rritet cilësia e këtij shërbimi dhe se si do të adresohet plaga e korrupsionit në shëndetësi. Ky është buxheti i pushtetit dhe jo i qytetarëve, pasi thellon pabarazinë shoqërore dhe padrejtësinë si koncept qeverisjeje. Në lidhje me taksat direkte, vihet re një spostim i peshës nga kompanitë e mëdha tek individët, si pasojë e taksës së sheshtë. E njëjta gjë mund të thuhet për taksat indirekte, të cilat prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë ata persona me të ardhura të ulëta e të mesme që shpenzojnë të gjitha të ardhurat mujore për konsum, duke e zhvendosur barrën fiskale tek ato. Ky është buxheti i pushtetit dhe jo i qytetarëve, pasi nuk nxit kohezionin social të shoqërisë. Personat me aftësi të kufizuara dhe prapambetje mendore do të vijojnë të ndjehen të përjashtuar në vendin e tyre. Drama e tyre nuk zgjidhet përmes "bamirësive" të salloneve që organizohen nga familja kryeministrore, por përmes politikave aktive sociale që gjenerojnë mbështetje buxhetore. Ndaj, kryeministri duhet t'i kërkojë ndjesë kësaj shtrese, të cilën e ka kyçur dhe nuk i jep as status e as dinjitet. Kryeministri duhet t'u kërkojë ndjesë gjithashtu edhe të rinjve dhe pensionistëve, të cilët vijojnë të mbeten peng i varfërisë, dhunës dhe përjashtimit social.
A mban përgjegjësi Partia Socialiste për refuzimin e statusit të vendit kandidat që iu bë Shqipërisë nga ana e Komisionit Europian?
Procesi i integrimit europian dhe zhvillimit e transformimit të vendit është përgjegjësi kombëtare. Opinioni i Komisionit Europian në lidhje me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE na përforcoi bindjen se Shqipëria gjendet në një rrethrrotullim. Opinioni është një paralajmërim për t'u ndarë nga lëngata politike dhe keqqeverisja, në mënyrë që të mos humbasim trenin e Europës. E kemi përjetuar shpesh këtë situatë, kur gjithnjë një hap para është shoqëruar me hapa pas dhe vonesa dramatike. Lexojeni Opinionin e Komisionit Europian, pasi aty shkruhet e zeza në të bardhë se qeveria nuk ka pasur vullnet për të pranuar kompromisin e ofruar prej nesh në mënyrë që të kapërcehej kriza politike dhe se kriza politike është vetëm njëra prej arsyeve së bashku me mosfunksionimin e institucioneve demokratike, drejtësinë, krimin e organizuar, korrupsionin në shëndetësi, drejtësi, arsim, lirinë e medias, administratën publike dhe të drejtat pronësore, e trajektores së dështimit të kësaj qeverie në procesin e integrimit europian. Sali Berisha vrau ambicien europiane të qytetareve dhe sot nuk ka kurajën për t'i dhënë jetë një zgjidhje politike, që do të prodhonte një model të ri qeverisës e do ankoronte Shqipërinë më shpejt në rrjedhat europiane.
Pse u tërhoq PS-ja nga iniciativa për shkarkimin e kryetares së Kuvendit dhe në vend të saj paraqiti një mocion për debat në lidhje me procesin e integrimit europian?
Nuk bëhet fjalë për tërheqje, por për përcaktimin e përparësive duke i konsideruar konstatimet në brendinë e Opinionit të Komisionit Europian si pika themelore referimi për politikën dhe institucionet shqiptare. Në ushtrim të përgjegjësive tona kombëtare, mocionin me debat për procesin e integrimit europian e kemi shoqëruar me një projekt- rezolutë me shtatë pika, në përmbushje të detyrimeve që burojnë për Shqipërinë në rrugëtimin e saj europian. Përmes projekt-rezolutës kërkohet: 1. Kapërcimi i menjëhershëm i krizës politike; 2. Nxjerrja e përgjegjësive të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me refuzimin e statusit të vendit kandidat dhe garantimi i funksionimit demokratik të tij, mbështetur mbi një kuadër ligjor e procedural të pranuar nga të gjitha partitë pjesëmarrëse në Kuvend; 3. Sigurimi i pavarësisë kushtetuese dhe financiare të sistemit të drejtësisë; 4. Ndërmarrja e nismave të përbashkëta kundër krimit të organizuar, kulturës së pandëshkueshmërisë e korrupsionit; 5. Përgatitja, miratimi e zbatimi i një strategjie dhe plan veprimi kombëtar për pronën; 6. Mbrojtja e lirisë së medias; 7. Zbatimi i Kartës Europiane të Autonomisë Vendore dhe ligjin organik të qeverisjes vendore, duke rikthyer kushtetutshmërinë në marrëdhëniet mes pushtetit qendror e atij vendor. Projekt-rezoluta nuk duhet të konsiderohet si një dokument që rendit një listë çështjesh të hapura, nga të cilat qeveria mund të zgjedhë një apo disa prej tyre për t'u angazhuar në një proces konstruktiv. Miratimi integral i tekstit me shtatë pika, synon kthimin e dokumentit të Komisionit Europian në një platformë për përmbushjen nga palët të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Opinioni i këtij Komisioni. Në qoftë se projekt-rezoluta do të refuzohet kokëfortësisht nga qeveria, atëherë na lind e drejta të eksplorojmë rrugë të tjera për nxjerrjen e përgjegjësive institucionale përmes iniciativave për shkarkim.
Mbledhja e fundit e Asamblesë Kombëtare të PS-së ju mandatoi si kryetar i komisionit të analizës politike dhe strategjive elektorale. A mos kemi të bëjmë me një dublim strukturash dhe përgjegjësish brenda PS-së?
Komisioni i analizës politike dhe strategjive elektorale është një strukturë e re, e krijuar në PS, në përgjigje të nevojave të brendshme që imponon dinamika politike dhe si huazim i praktikave moderne të partive simotra europiane. Nuk është një strukturë paralele, zëvendësuese apo shtojcë e strukturave ekzistuese. Përkundrazi, në bashkëveprim me strukturat ekzistuese dhe të zgjedhurit e përfaqësuesit e niveleve të ndryshme të PS-së, synon që të sintetizojë në mënyrë sa më efektive qëndrimin politik, strategjinë dhe mesazhin elektoral.
(GSH/BalkanWeb)