Meta: U mrekullova nga humori shkodran në këtë fatkeqësi
SHKODER- Në orën 17.00, në zyrën e shtabit të emergjencës në Prefekturë, zhvillohet mbledhja e përditshme për situatën në Shkodër. Situata është e vështirë. Në shtab gjejmë non stop drejtorin e emergjencave, zotin Olli, dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë Burgaj. Pastaj afrohen një nga një, kryetari i bashkisë, zv.ministri i shëndetësisë, Spahia, vetë ministri Vasili, ministri i Brendshëm Basha, dhe në fund, kryetari i shtabit Ilir Meta. Pas mbledhjes së shtabit që zgjat rreth një orë e ku diskutohet për gjithçka, që nga jetët e njerëzve, te helikopterët e deri tek ushqimi i bagëtisë e blegtorisë, mund të realizosh një intervistë me zv.kryeministrin Ilir Meta.
Zoti Meta, si paraqitet situata sipas jush në ditën e 12-të të përmbytjeve?
Situata vazhdon të paraqitet kritike në disa zona, por shtabet e emergjencës edhe në disa njësi vendore raportojnë se ka një përmirësim të lehtë, që reflektohet në një tkurrje të hapësirës së përmbytur dhe në këto ditë të fundit, ka një reduktim, rreth 3000 hektarë më pak të zonës së mbetur nën ujë. Ndërkohë që është bërë një operacion i jashtëzakonshëm në drejtim të evakuimit për mijëra familje, është bërë një operacion i jashtëzakonshëm në drejtim të realizimit të furnizimit me ushqime, ujë dhe me shërbim shëndetësor të të gjithë popullsisë së rrethuar nnga uji, po vazhdon me intesitet gjithashtu edhe furnizimi me ushqime për blegtorinë, pasi në një pjesë të madhe e furnizimeve të tyre u dëmtua nga përmbytjet.
Më falni, ju flisni se vazhdojnë evakuimet, por sipas të dhënave të marra nga shtabi i emergjencës, na rezulton se sot janë kthyer në shtëpitë e tyre gati 3600 vetë...
Që prej dites së sotme si rezultat i daljes nga hgarta të 3000 ha, disa familje janë evakuar. Por kjo është ende relative në raport me situatën e pritshme ku ka shumë familje të tjera që vazhdojnë të jenë të evakuara, dhe për ne është shumë e rëndësishme që të bëjmë furnizimin e tyre me ujë e ushqime.
A ka nxjerrë komiteti juaj një kosto ditore të shpenzimeve që shkojnë përmbytjet?
Nuk mund te flasim aktualisht për një kosto ditore shpenzimesh sepse kjo është e gjerë. Ajo që kemi vënë re përvec ndihmave dhe angazhimit, është edhe solidariteti i shumë njeerëve dhe organizatave në ndihmë zonave të përmbytura nga uji. Merndoj se kjo vëmendje që i kushtohet këtij komuniteti jo vetëm nga qeveria, por edhe nga biznesi apo organizata të ndryshme, individë të caktuar, i ndihmon këta njerëz për ta përballuar me forcë këtë situatë.
Me sa vura re zoti Meta tani në Shkodër edhe kur fola me njerëzit vetë, janë në fazën që nuk kanë nevojë për solidaritet, por për ndihmë konkrete. Ps ka vlerësuar afërsisht një lloj dëmi deri në 262 milionë euro nga përmbytja…
Nuk jemi këtu për tu marrë me spekulimet e Partisë Socialiste, dhe lotët prej krokodili të kryetarit të saj. Ne jemi në këto momente në përballimin e një situate emergjente…
Por ka një kosto ama…
Sigurisht, edhe ky operacion emergjence që ne jemi duke bërë aktualisht e ka një kosto, dhe kjo do të vazhdojtë deri në përballimin e situatës. Post emergjenca do të ketë koston e vet dhe pa dalë nga emergjenca nuk mund të bëhet bilanci i dëmeve për situatën.
Pra qeveria nuk ka një shifër të dëmeve…
Po sigurisht që qeveria nuk mund të thotë aktualisht asnjë shifër, apo kosto pa dalë nga kjo situatë emergjente. E gjithë kjo do një vlerësim real të dëmeve dhe parametrave.
Atëherë ju keni 11 ditë në Shkodër, e keni parë situatën nga afër, jeni zv.kryeministër, dikur keni qenë kryeministër: me përafërsi mund të bëni një llogari apo jo?
Nuk dëshiroj të hyj në lojën e shifrave, sepse së pari nuk e kam luksin e kohës për t'u marrë me ushtrime të tilla me shifra të cilat janë shumë profetike në këtë moment, dhe unë nuk mund të flas me kaq lehtësi për 100, 200 apo 10 milionë euro, siç thoni ju, sepse kjo do të ishte një mungesë përgjegjësie dhe një mungesë profesionalizmi dhe natyrisht që vlerësimi do të bëhet sipas sektorëve dhe dëmeve në situatën kur familjet do jenë kthyer në shtëpinë e tyre dhe gjithçka të jetë qetësuar për të parë dëmet.
Ne kemi 4 përmbytje të mëparshme gjatë janarit dhe shkurtit, dhe ka çmime reference që janë vendosur nga ministria e Financave. Që do të thotë që deri tani ka një lloj parashikimi për kostot e këtij procesi...
Kjo është thjesht një përpjekje për të hamenduar dhe kjo është një gjë që duhet mbështetur me evidentimet në terren. mendoj se jemi ende herët për të bërë një vlerësim konkret dhe profesional të këtyre pasojave sepse ende nuk kemi dalë nga emergjenca. Ka një përmirësim relativ por të mos harrojmë se gati 11 mijë hektarë janë ende nën ujë dhe të mos harrojmë se ka ende shumë fshatra tek të cilat mund të kalohet vetëm me varka apo vetëm me helikopter.
Le të flasim tani për një çështje që pak është prekur këtë periudhë, por për të cilën kemi shkruar shumë në janar të këtij viti. Bëhet fjalë për portën apo tunelin numër 3, i cili nuk është hapur asnjëherë më parë. Ndajmë mendimin se tani shirat janë pakësuar, por sipas parashikimeve meteorologjike, ka filluar dëbora. Që do të thotë në janar, do të vijë dhe bora dhe shiu, dhe ndoshta, mund të ketë dyfish të këtyre prurjeve të këtij nëntori. Unë dua të di, çfarë do të bëj qeveria shqiptare, do ta hapë apo jo portën 3 që nuk është hapur asnjëherë?
Së pari, më duhet të them se kjo është një situatë shumë e jashtëzakonshme, kjo është vërtet një fatkeqësi natyrore, sepse janë treguesit që flasin për këtë. Unë sot kam qenë në Malin e Jushit, një nga zonat e Bushatit që është vërtet i rrethuar nga uji nga të gjitha anët dhe aty kam qenë për vizitë në një familje e cila kur një situatë e ngjashme i ka ndodhur në vitin '63 kishte humbur dy pjestarë të familjes së vet nga kjo fatkeqësi. Dhe të kemi parasysh sepse ngjarje dhe fenomene të tilla natyrore ndodhin herë pas here, dhe për këtë çështje nuk mund të fajësohet kaskada, sepse një ngjarje të tillë që unë po jua tregoj ka ndodhur në vitin '63, kur nuk ka pasur as hidrocentral dhe as kaskadë...
Por jemi në një situatë tjetër tani jo si atëherë...
Pra dua të them se kjo nuk ka lidhje me hidrocentralin, sepse edhe po të mos ishin hidrocentralet, dëmi mund të ishte edhe më i madh...
Unë në fakt në këtë moment po flas për portën 3...
Lidhur me situatën në Fierzë, pra në kaskadën e Drinit dhe situatën e Fierzës, mendoj se është menaxhuar në mënyrë më profesionale. Pavarësisht prurjeve të jashtëzakonshme dhe në mënyrë intesive që kanë filluar që nga fundi i shtatorit deri tani, vetëm falë menaxhimit të kaskadës, u arrit që të mos shkohet në nivelet e larta të saj për të mos vënë në pikëpyetje sigurinë e digës dhe në këtë mënyrë e digës dhe të vinim në diskutim edhe banorët...
Zoti Meta unë po flas për portën 3...
Në rast se do të duhet të hapet porta 3 sigurisht edhe kjo çështje do të vlerësohet pavarësisht se mendoj se kjo gjë nuk do të jetë e domosdoshme për të pasur një nivel të tillë shkarkimesh.
Specialistët kanë thënë në janar se porta 3 nuk ka pasur asnjëherë asnjë provë dhe nëse kjo portë hapet, do të rrezikojë digën dhe më pas pasojat janë të jashtëzakonshme...niveli i prurjeve të saj është shumë herë më i madh sesa portat e tjera...
Kjo portë ka një kapacitet shkarkimi shumë të lartë, pra një kapacitet që shkon deri në 2000 metër kub në sekondë, ndërkohë që porta tjetër shkarkon deri në 800 metër kub në sekondë. Arsyeja që nuk është hapur mendoj se ka të bëjë me faktin se nuk ka qenë e domosdoshme për të bërë një shkarkim të këtyre përmasave nga Fierza poshtë tek hidrocentralet e saj. Ndaj e theksoj dhe njëherë tjetër se nuk duhet të ketë arsye për panik apo pasiguri...
Jo nuk po flas për panik...
Nëse ajo do të duhet të hapet natyrisht që edhe një gjë e tillë do të ndodhë, dhe nëse do të duhet të hapet, mund të hapet edhe pjesërisht.
S'ka mundësi të hapet përgjysëm, nëse do të hapet, do të hapet plotësisht....
Ne këtë gjë do ta vlerësojmë në bazë të komisionit që menaxhon rregulloren e digave...
Zoti Meta flas për një vendim që duhet ta marrë kryeministri...
Çdo gjë do merret në kohën e duhur, në situatën e duhur, dhe jo me hamendje apo hipoteza.
Zoti Meta, në aspektin njerëzor, ju shoh personalisht shumë të lodhur. Si e keni përballuar fizikisht dhe personalisht këtë tragjedi njerëzore. Po ju them se kur hyra sot në Shkodër u trishtova, pashë në hyrjë të qytetit, një Shkodër që kishte vdekur...
Natyrisht që është një situatë aspak e këndshme sepse të shohësh mijëra banmorë të rrethuar nga uji dhe të kordinosh një operacion ku marrin pjesë jo me qindra, por me mijëra forca është një gjë e vështirë dhe jo e thjeshtë. Por vërtet, mbetem shumë i impresionuar nga dinjiteti e këtij komuniteti e cila është e jashtëzakonshme dhe është një nga arsyet kryesore që të bën optimist, që pavarësisht nga bilanci financiar, ne kemi një bilanc të shkëlqyer njerëzor. Nuk kemi asnjë jetë të humbur të asnjë banori për shkak të fatkeqësive ndërkohë që kushtet në të cilat ata janë ndeshur kanë qenë vërtet shumë të vështira...
Nuk e kam për këtë, ju jeni nga Skrapari, jeni vendosur në Shkodër, nga ana njerëzore si e shihni këtë situatë...mund të ishte zonja Topalli psh...
Së pari nuk është se i jam ankuar ndokujt se jam i lodhur. Së dyti unë këtu ndihem shumë mirë mes njerëzve që punojnë natë e ditë, dhe pavarësisht nga stresi ngarkesa presionet që të vijnë nga të gjitha drejtimet...
Çfarë presionesh?
Në kuptimin e shqetësimeve në kuptimin e problematikës që duhet të zgjidhet sepse një pjesë e qytetit është e bllokuar dhe vazhdimisht komunikimi është intesiv, këtu asnjëherë e kam ndier se nuk mungon humori shkodran.
Po është e vërtetë, e ndjeva dhe unë...Sot në një tryezë shkodranësh më thanë se nëse kjo situatë do kishte ndodhur në Vlorë, sot nuk do të ekzistonte Kuvendi i Shqipërisë. Ju jeni sot, sepse përmbytja ndodh në Shkodër...
Këtë nuk e kam dëgjuar dhe nuk jam ndër ata që besoj në diferencën ndër krahina në Shqipëri, pavarësisht se çdo krahinë ka veçoritë e saj. Por në këtë situatë jam mrekulluar me pritshmërinë e këtij komuniteti me aftësitë e tyre bashkëpunuese, me bashkëveprimin me pushtetin vendor, por edhe të banorëve me njëri tjetrin.
Ju jeni zëvendëskryeministër, kur do të vini në Tiranë, sepse qeveria nuk është në Shkodër, të kryeni detyrat tuaja?
Unë jam përpjekur që nga këtu të përmbush detyrat e zakonshme të tjera dhe kjo sigurosht që nuk më ka penguar në këtë aspekt, por sigurisht do të jem këtu derisa kjo situatë emergjence të vazhdojë me intesitet dhe së bashku me gjithë kolegët e mi.
Ju marrin fëmijët në telefon?
Oh, vazhdimisht.
E çfarë ju thonë?
Po jetojnë me këtë shqetësim dhe e kuptojnë, përveç vajzës së vogël që nuk e kupton.