Humoristi Zef Deda:Më dhimbset Shkodra jeme
SHKODER- Më dhimbset Shkodra jeme. Duhet shumë solidaritet që të kalohet situata e rëndë që është krijuar nga përmbytjet. Është shumë interesante që shkodranët jetojnë pa dritë, pa ujë, pa bukë, por nuk mund të jetojnë pa humor”. Kështu u shpreh dje në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, humoristi i njohur, Zef Deda. Ai thotë se mban mend dhe përmbytje të tjera, por jo si kjo e tanishmja. Ndërkohë, Deda pohon se zgjidhja e vetme për të shpëtuar Shkodrën është ndërhyrja urgjente me investime të mëdha për thellimin e lumit Buna dhe ndërtimin e argjinaturave. Gjatë bisedës me të, ai tregon dhe copëza humori që kanë nisur të dalin prej shkodranëve këto ditë, ndonëse vështirësitë janë të shumta.
Shkodra po kalon një situatë shumë të vështirë. Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë gjendje?
Më dhimbset shumë Shkodra jeme. Duhet shumë solidaritet që të kalohet kjo situatë. Gjendja është shumë e vështirë. Ka kaluar më shumë se një javë dhe ka qindra familje që janë larguar nga shtëpitë e tyre. Shkodra është e rrethuar nga uji dhe gjithnjë e ka pasur rrezikun prej tij. Ujërat e ardhura prej shkarkimeve nga hidrocentralet, shirat dhe tashmë edhe nga lumenjtë dhe përrenjtë, e kanë bërë gjendjen shumë të vështirë.
Cila është zgjidhja sipas jush?
Zgjidhja e vetme janë investimet, të cilat duhet të bëhen patjetër. Duhet të bëhen projekte ambicioze, siç është Bypass-i, thellimi i Bunës, ndërhyrjet në argjinatura etj. Duhet dhe të kontrollohen ndërtimet që bëhen në këto zona.
Kujtoni ndonjë përmbytje tjetër në Shkodër ndër vite?
Unë jam 60 vjeç dhe mbaj mend disa herë përmbytje. Më e madhja ka qenë në vitin 1963, kur uji hyri deri në qendër të qytetit. Por më kujtohen edhe vitet 1974; 1979; 1987; 2004. Megjithatë, kjo e sivjetmja është mjaft e rëndë. Nuk e mbaj mend të ketë rënë kaq shumë shi brenda një kohe të shkurtër. Lum ne që i kemi gjithë këto lumenj, por ama nga ana tjetër është e vështirë që të menaxhohen.
A keni menduar si Teatër “Migjeni” që të organizoni shfaqje me qëllim krijimin e një atmosfere të gëzuar në qytet?
Muaji dhjetor, ne artistëve na gjen të organizuar në aktivitete të ndryshme. Në mënyrën tonë do të bëjmë të pamundurën. Por nuk mendoj se është koha për estradë në Teatrin “Migjeni”, në një kohë kur qindra familje kanë lënë shtëpitë e tyre dhe pasuritë e krijuara gjatë një jete, nën ujë. Ndihma jonë në këtë situatë është më shumë në aspektin fizik. Jemi të gatshëm të ndihmojmë me grupet që ka krijuar Bashkia e Shkodrës në terren. Gjithashtu, në programet për festat e fundvitit do të bëjmë më të mirën e mundshme.
A mendoni se pasi të kalojë kjo situatë, në Shkodër do të bëhet humor me përmbytjet?
Shqiptarët e lënë kohën me kalu. Vështirësitë i forcojnë, i bëjnë edhe me më shumë kurajë. Për natyrë, ne kemi një temperament shumë të fortë. Shkodranët i kanë kaluar vështirësitë me humor, i cili është pjesë e jetës së tyre. Është shumë e rëndësishme që shkodranët jetojnë pa dritë, pa ujë, pa bukë, por nuk mund të jetojnë pa humor.
Gjatë këtyre ditëve, a keni dëgjuar ndonjë humor të bërë nga shkodranët?
Po. Kam dëgjuar disa prej tyre. Është e çuditshme sesi shkodranët i kalojnë vështirësitë me humor. Po tregoj njërën: Në Xhabije, atje ku ka dalë më shumë uji në qytet, ishin grumbulluar një numër shumë i madh njerëzish. Një person që shihte nga larg njerëzit, pyet:
-Pse janë grumbulluar aq shumë njerëz atje?
-Ka dalë krapi në Xhabije, - i përgjigjet tjetri.
(GSH/BalkanWeb)