Taulant Balla: Oferta e PS, serioze
Deputeti socialist, njëherësh edhe sekretar i grupit parlamentar, Taulant Balla tha dje se mocionet kundër kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit janë duke u përgatitur. Ai theksoi se “nuk ka asnjë frikë” për mungesë votash për realizimin e këtyre mocioneve. Sa për protestat, Balla tha se s’ka nevojë për përgatitje. “Shpirti i popullit opozitar është i ndezur dhe gati për të vendosur në vend drejtësinë”, - u shpreh deputeti socialist në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”.
Protestat, nga ato çfarë ka deklaruar një prej përfaqësuesve të opozitës Spartak Ngjela, pritet të fillojnë nga Elbasani. Si deputet i këtij qarku, a mund të na thoni si do të jetë kjo protestë, cilat janë përgatitjet që janë bërë? Çfarë synoni të arrini përmes protestave?
Protestat e Partisë Socialiste dhe opozitës së bashkuar synojnë të vendosin të drejtën në themelin e qeverisjes dhe frymën e drejtësisë në mënyrën se si qeveria ndërmerr çdo hap. Kjo qeveri nuk mendon më se cila është gjëja e drejtë që duhet të bëjë për njerëzit, por përgatit çdo ditë një padrejtësi të re, duke u mohuar njerëzve atë që u takon. Vetëm pak ditë më parë kjo qeveri e votave të vjedhura dhe e padrejtë mori një vendim krejtësisht absurd për t’u mohuar mësuesve, doktorëve dhe infermierëve, policëve dhe ushtarakëve, nëpunësve të administratës, pagën e trembëdhjetë, një e drejtë që u takon. A nuk është kjo një e drejtë e mohuar? A nuk është kjo një arsye më shumë për të protestuar? Shqiptarët duhet të protestojnë për çdo aspekt të jetës, ku sot duhet të ishim shumë më përpara dhe ku për fat të keq po bëjmë hapa mbrapa. Duhet të protestojmë për vetë domosdoshmërinë që kemi për të dalë nga kjo gjendje, e cila rëndohet dita-ditës, ndërkohë që familja dhe oborri i Berishëve pasurohen përditë e më shumë. Çdo ditë që kalon, konfirmon atë që çdo shqiptar i ndershëm e di tashmë që Sali Berisha vodhi zgjedhjet më 28 qershor 2009 për të vjedhur Shqipërinë. Vetëm një pushtet i vjedhur mund të vendosë në themel të punës së vet padrejtësinë, korrupsionin dhe rrënimin ekonomik të vendit. Këto janë arsyet se pse ne duhet të protestojmë dhe pse duhet ta largojmë Sali Berishën dhe qeverinë e tij nga rruga e shqiptarëve dhe e Shqipërisë drejt Europës. Ne duhet të ndryshojmë modelin sesi e qeverisim këtë vend dhe duhet t’i japim vendit një qeveri që punon çdo ditë me përkushtimin për të qenë sa më e drejtë me njerëzit e këtij vendi. Për sa i përket përgatitjeve, ju them me plot bindje se nuk ka nevojë për të bërë përgatitje paraprake. Shpirti i popullit opozitar është i ndezur dhe gati për të vendosur në vend drejtësinë.
Ju takuat së bashku me kryetarin e PS-së Edi Rama, komisionerin e Zgjerimit, Shtefan Fyle. Çfarë qëndrimi mbajti ai në lidhje me këto protesta, për të cilat edhe vetë kryetari ka thënë se do të jenë “të papara ndonjëherë”?
Qëllimi i vizitës dhe i takimit me komisionerin Fyle ishte diskutimi i krizës politike dhe gjetja e një zgjidhjeje, e cila do të mundësonte transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe nisjen e reformës zgjedhore. Biseda shumë e ngrohtë dhe miqësore me zotin Fyle, të cilin nuk do të hezitoja ta quaja një mik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe mbështetës të aspiratës sonë për integrim europian, u fokusua në ofertën e fundit të Partisë Socialiste, e cila të hënën e kaluar u përshëndet edhe nga vetë zyra e komisionerit për Zgjerim, duke e cilësuar këtë ofertë si një mundësi për zgjidhjen e ngërçit politik dhe ftoi qeverinë që ta pranonte këtë kompromis. Më lejoni t’ju informoj se në këtë takim kryetari i PSSH-së, Edi Rama i shprehu zotit Fyle falenderimet dhe mirënjohjen e thellë të socialistëve shqiptarë për mbështetjen që Komisioni Europian dhe vendet anëtare u dhanë shqiptarëve duke liberalizuar vizat. Gjatë këtij takimi kryetari Edi Rama preku edhe disa çështje sensitive të trajtuara në raportin e Komisionit Europian, sikurse lirinë e medias dhe presionet e pafund të qeverisë së Sali Berishës ndaj botuesve të shtypit të lirë.
Meqenëse iu referova raportit të Komisionit Europian, më lejoni që t’ju them se Komisioni Europian ka plotësisht të drejtë kur thotë se qeveria nuk është e gatshme ta zgjidhë krizën. Më lejoni të shtoj gjithashtu se nga Brukseli mesazhi është i qartë: Oferta e Partisë Socialiste është e vetmja shpresë për të dalë nga kriza politike, duke bërë transparencën e zgjedhjeve të shkuara e për të shpëtuar zgjedhjet e ardhshme.
Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare u tha se grupi juaj parlamentar do të marrë nismën për dy mocione besimi ndaj kryeministrit Berisha dhe kryetares së Kuvendit. A i keni bërë gati apo ekziston “frika” e mospasjes së votave dhe ato mund të shtyhen?
Asambleja Kombëtare i hapi dritën jeshile grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të ndërmarrë dy mocione shkarkimi ndaj dy shkaktarëve të krizave në Shqipëri. Sali Berisha është shkaktari i krizës së qeverisjes, ndërsa Jozefina Topalli është personi përgjegjës për krizën e parlamentarizmit në vend. Mocionet nuk varen nga numri i votave, ato janë në radhë të parë mekanizma parlamentare për të shpëtuar vendin nga krizat e qeverisjes dhe të parlamentarizmit. Ne nuk kemi aspak frikë nga numrat. Jemi duke i përgatitur këto mocione. Ata që kanë frikë janë Saliu dhe Jozefina, të cilët kanë shumë frikë nga vota e lirë. A e dini se vetëm në Asamblenë Popullore të Koresë së Veriut dhe në Kuvendin e Shqipërisë mohohet vota e fshehtë...Lexoni se çfarë thotë Raporti i Komisionit Europian për Kuvendin. Pjesa më e kritikuar në këtë raport është funksionimi i Kuvendit të Shqipërisë, duke nisur nga Jozefina Topalli, e cila kritikohet shumë ashpër se ka shkelur kompetencat e saj. Pozicioni i kryetarit të Kuvendit është keqpërdorur, thotë Brukseli, sidomos përmes ushtrimit të një influence të pabalancuar në hartimin e axhendës parlamentare, duke imponuar shpeshherë vendime të momentit të fundit në kundërshtim me vendimet e përbashkëta të Konferencës së Kryetarëve. Kuvendi nuk funksionon siç duhet si një institucion i pavarur dhe për këtë shkak nuk ushtron me eficiencë dhe efikasitet funksionin e vet të kontrollit dhe të mbikëqyrjes mbi qeverinë. Kuvendi ka miratuar një numër të madh ligjesh, por cilësia nuk ka qenë gjithmonë e një standardi të përshtatshëm. Kuvendi ka punuar shpesh nën presionin e madh të kohës. Përfshirja e grupeve të interesit në seancat parlamentare dhe gjatë konsultimeve është e kufizuar. Politizimi i stafit administrativ dhe i ekspertëve është i dëmshëm për organizimin e punës së Kuvendit. Pra janë të shumta arsyet, për të cilat në fillim do të shkarkohet e keqpërdorura Topalli dhe më pas keqpërdorësi Berisha.
Po në mbledhjen e fundit të Asamblesë, për shkak të situatës politike u shtynë edhe ndryshimet në kryesi dhe në sekretariat. Nëse disa vende kanë mbetur bosh në këto forume, (për sa kohë as sekretari për çështjet zgjedhore dhe as ai për programin nuk vijnë në zyrat e PS-së), si mund të funksionojë PS-ja ndërkohë që po afrojnë zgjedhjet vendore?
Ju thoni që Asambleja shtyu ndryshimet në kryesi dhe sekretariat, por në fakt më lejoni t’ju them se këto zëvendësime apo ndryshime nuk kanë qenë në axhendën e kësaj mbledhjeje. Unë mund t’ju them me plot bindje se institucionet e PSSH-së funksionojnë me efikasitet të plotë. Asambleja parlamentare miratoi udhëzimet për zgjedhjet në dy binarë kryesorë të punës në parti, sikurse janë Forumi Rinor Eurosocialist dhe Forumi i Grave Socialiste. Kryesia e PSSH-së dhe grupi parlamentar janë dukë ndjekur nga afër zgjedhjet në të gjitha nivelet e këtyre dy forumeve, sikurse vazhdon puna dhe komunikimi me të gjitha organizatat e asambletë socialiste në nivel njësish vendore dhe rrethi. Partia Socialiste ka një organizim funksional dhe demokratik. Shikoni në krahun tjetër, tek partia e Saliut. Partia është njehsuar me shtetin, ndërsa ka një vit që është zgjedhur këshilli kombëtar, i cili nuk është mbledhur asnjëherë, ndërsa kubeja ende nuk dihet kur do të zgjidhet.
Prej disa ditësh ka pasur një valë shkëmbimi akuzash ndërmjet Partisë Socialiste dhe kryetarit të LSI-së, Ilir Meta. A kemi të bëjmë me një betejë PS-LSI?
Gjatë 12 muajve të fundit Ilir Meta ka qenë tepër i zellshëm për të sulmuar Partinë Socialiste, duke shërbyer si mëkëmbës i Sali Berishës. Në fakt mua më vjen keq, jua them sinqerisht, që një ish-shok i FRESSH-it si Ilir Meta, të keqpërdoret kaq keq duke bërë punën e Erla Mëhillit. Pastaj ka edhe diçka tjetër, të gjithë ne mund të flasim për hapje apo mbyllje kutish, por jo Ilir Meta. Të gjithë e dinë hallin e Ilirit te kutitë e Tiranës.