E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozi i Shalkes: “Altin, vëri fre mentalitetit shqiptar”

Të gjithë kundër Altinit. Në blogun e fansave të Shalke 04 në faqen online të gazetës sportive gjermane "Revier Sport", "urrejtja" ndaj Lalës nuk ka kufij. Madje edhe e këshillojnë. "Altin, vëri fre mentalitetin tënd shqiptar dhe lëre në garazhin e shtëpisë".
Shalke do të luajë ndeshjen e parë kundër Hanoverit të Altin Lalës, dhe tifozët e saj kërkojnë patjetër fitore. Tifozi i Shalkes, Elmar Redemann, vazhdon ironinë e tij: "Ai është një shkelës famëkeq nga Ballkani, i cili në ndeshjen e parë të sezonit me Hanover 96 brenda tre minutash i coi në spital futbollistët e Shalkes, Kevin Kuranji dhe Fabian Ernst".
Lala, i cili është pezulluar për dy ndeshjet e ardhshme në Kupën e Gjermanisë, pas goditjes me grusht kundër një lojtari, është i famshëm për grindjen e tij me francezin Frenk Riberi të Bajernit të Munihut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›