E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxha, rekord kombëtar në 50 metra stil i lirë

Olimpisti shqiptar më i ri në moshë në Lojërat Olimpike, notari 16-vjecar Sidni Hoxha u rendit i dyti nga tetë garuesit e baterinë e pestë eliminatore dhe i 63-ti nga 97 pjesëmarrës (të ndarë në fazën kualifikuese në 13 bateri).
Ajo që vlen më shumë është fakti se Hoxha vendosi një rekord të ri kombëtar në garën e 50 metrave stil i lirë për pishina të mbyllura, duke përmirësuar me gati 1 sekonda rekordin
Sidni Hoxha, i cili në Kampionatin Botëror të Mancesterit (2008) kishte kapur kohën 24"86, në "Pekin 2008" ndali kronometrin në 24"56 sekonda, një përmirësim me 30 të qindtat. Hoxha, i cili për herë të parë morri pjesë në një Lojërat Olimpike kishte deklaruar para nisjes për në Kinë se synonte përmirësimin e i rekordit kombëtar, cka dhe ia arriti.
Vendin e parë në baterinë e pestë, ku dhe konkurroi Hoxha, e zuri kamerunasi Alen Brizhion me kohën 24"83, pra vetëm 3 të qindtat më mirë se notari ynë. Hoxha la pas në baterinë e tij notarë nga Zambia, Pakistani, Bregu i Fildishtë, Botsvana, Turkmenistani.
Duhet theksuar një fakt se notari i "Tirana Delfina Sport", ishte një ndër tre notarët më të rinj në moshë nga 97 pjesëmarrësit dhe shpresat për një sportist të madh shqiptar në të ardhmen duken se janë të mëdha.
Medaljen e artë në 50 metra stil i lirë e fitoi francezi 22-vjecar Amori Levo me kohën 21"46. Argjendi i takoi brazilianit Sezar Filho Sielo (21"47) dhe ajo e bronzit amerikanit Ben Uildman (21'75).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›