Bushati: Sot u jetësua ëndrra e shqiptarëve

Partia Socialiste ka përshëndetur shqiptarët me rastin e hyrjes në fuqi të vendimit për të lëvizur pa viza në hapësirën Shengen.
Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Ditmir Bushati theksoi se sot u jetësua ëndrra e shqiptarëve për të lëvizur lirshëm dhe se ky është momenti që duhet t`i shprehim mirënjohje partnerëve ndërkombëtarë për liberalizimin e vizave.
“Sot është momenti të shprehim mirënjohje për të gjithë ata ekspertë të huaj dhe vendas që kanë ndërmjetësuar për t`u bërë realitet kjo ëndërr” theksoi Bushati.
Sipas tij heqja e vizave për Shqipërinë është një vendim që shqiptarët e meritonin prej kohësh dhe do të dinë të shtrytëzojnë me dinjitet.