Opozita, ultimatum 30 ditor qeverise Qamil Xhani
Drejtuesit e opozites kane deklaruar se nese mazhoranca nuk hap kutite e zgjedhjeve deri ne 20 janar, atehere protestuesit do t’i hapin ato me force. Deklarata eshte bere dje nga kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, ne protesten e Opozites se Bashkuar ne qytetin e Durresit. “Do t’i bejme ultimatum, ne rast se deri me daten 20 janar nuk ka nje pergjigje pozitive per ate qe ka propozuar vete, per te bere hapjen e kutive dhe kontrollimin e materialeve te votimit, te gjithe ne Tirane, do t’ia marrim me zor”,-tha Ngjela. Kreu i PLD-se u shpreh se kryeministri Sali Berisha, ka dhe pak kohe te mendohet per kerkesen e opozites, duke perseritur dhe nje here thirrjet e bera edhe me pare per dhune ndaj institucioneve. “Po, te gjithe ne Tirane. Ka kohe dhe 30 dite. Madje me kete ultimatum, as festen e Viti te Ri nuk duhet te beje”, tha dje Ngjela ne mitingun e Opozites se Bashkuar ne Durres. Nderkohe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne fjalen e tij para protestuesve, mohoi meritat e qeverise ne procesin e liberalizimit te vizave. “Kjo qeveri krenohet me heqjen e vizave dhe qe kujton se mund t’u hedhe hi syve shqiptareve per te verteten e thjeshte se, heqja e vizave qe eshte nje projekt evropian dhe se vizat i hoqi Evropa. Nderkohe qe Saliu e la Shqiperine pas deres se Evropes, duke bere qe t’i refuzohet statusi i kandidati per ne Bashkimin Evropian dhe duke bere qe Bashkimi Evropian te mos i cele negociatat per anetaresimin e Shqiperise me Evropen”,-tha dje Rama. Kryetari i opozites u shpreh, se sot shqiptaret jane me te varfer dhe me te pashprese si pasoje e keqqeverisjes. Ai nenvizoi se eshte e nevojshme qe vendi te kete nje qeverisje me te mire, per t’u integruar ne BE. “Shqiperia eshte me e varfer, me e papune, me e pashprese sec ishte nje vit me pare. Akoma me e papune dhe akoma me e pashprese do te jete Shqiperia, ne rast se populli nuk ve ne varesine e vet, qeverine duke e zgjedhur me vote, dhe duke e rizgjedhur apo larguar me vote”,-tha dje Rama. Kreu i PS-se ka theksuar se transparenca e zgjedhjeve dhe garantimi i votes se lire eshte i nevojshem per te permiresuar jeten e shqiptareve. “Nje qeveri qe e merr voten e popullit edhe kur populli nuk ia jep, e ve popullin ne varesine e vet. Kjo nuk e mbulon dot faktin e vertete se Sali Berisha dhe qeveria e tij, ka lene ne balte shqiptaret, nderkohe qe sot Shqiperia eshte me e varfer. Jemi ketu qe te clirohen zgjedhjet e ardhshme, ndersa Berisha ben cmos te na ndaje per te sunduar”,-tha dje Rama. Ne fjalen e tij, Rama u ndal edhe ne situaten e krijuar nga permbytjet ne Shkoder dhe ka akuzuar per te kryeministrin Berisha. Ai u shpreh se opozita ka bere disa oferta qe nuk jane marre parash nga mazhoranca. “Ne i kemi ofruar qeverise 3 zgjidhje ne emer te interesave te vendit, por u refuzuan si te ishin herezi”,-tha Rama, duke shtuar se protestat do te vazhdojne edhe me me force se me pare. “Qeveria e tij duhet te largohet. Kjo politike e vjeter dhe e mbrapshte duhet te largohet. Dhe per te gjitha keto arsye, perpjekja jone duhet te intensifikohet dhe beteja jone duhet te vazhdoje te shtrihet neper te gjitha rruget e sheshet e Shqiperise, ne menyre qe pranvera te sjelle te gjitha zgjidhjet qe i duhen Shqiperise e shqiptareve, qe Shqiperia dhe shqiptaret te dalin nga balta ku i la Saliu dhe fajtori te ndeshkohet me voten e tyre te lire e te ndershme”, paralajmeroi Rama.
Ultimatumi
“Do t’i bejme ultimatum; ne rast se deri ne daten 20 janar nuk ka nje pergjigje pozitive per ate qe ka propozuar vet, per te bere hapjen e kutive dhe kontrollimit e materialeve te votimit, te gjithe ne Tirane, do t’ia marrim me zor. Po, te gjithe ne Tirane. Ultimatum deri ne daten 20 janar. Ka kohe dhe 30 dite. Bile me kete ultimatum, as festen e Viti te Ri nuk duhet te beje”.