E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Shqipëria ndjek politikën e dyerve të hapura

“Shqipëria ndjek politikën e dyerve të hapura, ndërsa reformat sjellin dhe integrimin e shpejtë”. Kjo ishte deklarata e Ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto gjatë Takimit të Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut (A5), e cila po mbahet në Shkup.

Ndërsa Shqipëria përfaqesohet nga Ministri i Jashtëm i cili ka përcjellë angazhimin e vendit tonë në kuadër të proceseve integruese, Haxhinasto i është referuar dhe cështjes së Kosovës, duke e falenderuar personalisht për pjesëmarrjen.

Gjatë kësaj vizite,Ministri i Punëve të Jashtme, Haxhinasto ka zhvilluar takime me homologët e tij dhe me përfaqësuesit e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, ndersa nuk ka hezituar dhe të përshendesë reformat në Maqedoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›