PS-ja dorëzon nesër kërkesën për komisionin hetimor

Partia Socialiste do të dorëzojë nesër kërkesën e saj për ngritjen e komisionit hetimor të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Në mbledhjen e sotme grupi parlamentar i PS-së ka vendosur të dorëzojë në Kuvend kërkesën zyrtare të opozitës për hetimin e zgjedhjeve.
Një ditë më parë kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar se Parlamenti ka vullnet të plotë dhe është i gatshëm të pranojë çdo kërkesë, për çdo hetim, me kushtin e vetëm që ajo të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Ndërkohë dy ditë më parë për shkak të mungesës së konsensusit mes PD-së dhe PS-së për datën kur do të votohet në parlament komisioni hetimor u vendos që jetë seanca plenare e cila do të votojë datën kur do të kalojë në Parlament komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
Në konferencën e kryetarëve PD ka nënvizuar se ligji për komisionet hetimore shumicën ia jep maxhorancës qeverisëse ndërkohë që ka shprehur rezerva për nenin 119 sipas të cilit PS-ja kërkon materialet zgjedhore.