E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Rriten eksportet, norma bazë nuk ndryshon

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, duke bërë analizën të të dhënave të ekonomisë, bëri me dije se norma bazë e interesit mbetet e pa ndryshuar prej 4$.

Ai tha gjithashtu, se është vërejtur rritje e eksporteve me 19.2 %, kurse importet e mallrave në vlerë janë ulur me 4. 4 %.

 Guvernatori i Bankës Qendrore u shpreh optimist, për sa i përket rritjes ekonomike, duke theksuar se në vijim do të ketë të dhëna më pozitive krahasuar me tremujorin e parë të vitit.  Fullani tha se kushtet monetare janë të përshtatshme për të përmbushur objektivin e inflacionit afatmesëm, ndërkohë që vërehet se ka pasur një rritje të ngadaltë të aktivitetit ekonomik. 

“Konsumatori karakterizohet nga një sjellje e orientuar nga kursimi. Investimet vazhdojnë të mbeten të dobëta. BSH vëren se ruajtja e disiplinës fiskale i ka shërbyer shëndetit financiar të ekonomisë Shqiptare dhe vazhdimit të përpjekjeve për qëndrueshmërinë e borxhit”, deklaroi guvernatori Fullani. /Start/

                                                                                             2012-08-28 14:38
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›