Kompanitë e sigurimeve rrisin pagesat ndaj klientëve

Këto pagesa gjatë kësaj periudhe u rritën rreth 35.28%, krahasuar me janar-korrik 2011, ku pjesa kryesore i takon sigurimit motorik me rreth 1,219 milionë lekë, apo 71.37% të totalit të dëmeve të paguara bruto, njoftoi sot Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF).
Sipas tij, tregu i sigurimeve në 7 muajt janar-Korrik reflektoi rënie të treguesve, pasi të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit në këtë periudhë arritën rreth 4,931 milionë lekë, ose 5.11% më pak se në Janar-Korrik 2011.
AMF bën të ditur se në periudhën janar-korrik 2012 u lidhën 594.931 kontrata të sigurimit me një rënie 21.40% nga e njëjta periudhë e vitit 2011. Në treg dominojnë sigurimet e Jo-jetës, që zunë rreth 89.82% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës 10.09% dhe veprimtaria e risigurimit, 0.09%.
Në ndarjen e tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 53.05% dhe ato të shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm 46.95% të totalit të tregut.
Këtë vit janë rritur kontrollet për mjetet motorike, ku për pasojë, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik arritën rreth 2,315 milionë lekë, me një rritje prej 0.33% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Fillimi i sezonit veror dhe pushimet e shqiptarëve jashtë vendit ndikuan në rritjen e sigurimit kufitar prej 12.51% për primet e shkruara bruto dhe numrin e kontratave me 62.65% më shumë krahasuar me periudhën janar-korrik 2011. /Start/
2012-08-28 14:06