E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Të dhënat tregojnë rrënimin e ekonomisë

Deklarata është bërë nga Ervin Bushati, nënsekretar për Programin, i cili ka sqaruar se pse kriza ka përfshirë vendin, duke përmendur këtu rënien e të ardhurave nga TVSH-ja, nga “Tatim Fitimi”, si dhe nga të ardhurat nga “Tatimi mbi të Ardhurat Personale”.

“Deficiti Buxhetor është në nivelin 154% të parashikimit, ndërkohë që ‘Të Ardhurat Tatimore’ janë 10%, ose 12.4 miliardë lekë, më pak se parashikimi. Kjo do te thotë një punë mjerane e Ministrisë së Financave, dhe një tkurrje e prekshme e ekonomisë në vend”, theksoi ai. Ai shtoi se shpenzimet në Buxhet janë në një gjendje akoma më të rëndë.

“Të gjitha të dhënat e vetë qeverisë, japin pamjen e një fundosje të pandalshme - dhe të pakthyeshme - të ekonomisë sonë të përbashkët, nga vete drejtuesit e shtetit. Në këto kushte, rritja e premtuar e rrogave dhe pensioneve e vë qeverinë Berisha në rolin e një bande amatore që vazhdon bën muzikë, ndërkohë që anija po fut ujë nga të gjitha anët”, vijoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›