Meta: Gjermani mbështetje të fuqishme për ne
“U konfirmua se ndihma për Shqipërinë nuk do të cenohet, përkundrazi, do të vazhdojë sipas të gjitha premtimeve dhe angazhimeve të marra më parë, ashtu sikurse mund të them se vëmendja tashmë do të drejtohet më shumë për të tërhequr investitorët e rëndësishëm gjermanë në vendin tonë”, u shpreh Meta.
Ai shtoi se Gjermania ka vlerësuar progresin që ka bërë Shqipëri në rrugën e integrimit. “Natyrisht që për sa i përket perspektivës evropiane së Shqipërisë, sidomos në drejtim të liberalizimit të vizave, u vlerësua progresi që është bërë dhe u theksua se në momentin që Komisioni Evropian do të konfirmojë plotësimin e të gjithë kushteve, Gjermania do të japë mbështetjen e saj për të marrë vendimet përfundimtare lidhur me liberalizimin e vizave për vendin tonë”, shtoi Meta.
Kryediplomati shqiptar u shpreh se në “drejtim të integrimit evropian, u theksua mbështetja e Gjermanisë për të bërë hapa të tjerë përpara për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Natyrisht që u theksua rëndësia e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përmes dialogut politik dhe në Parlament, si dhe mirëfunksionimi i Parlamentit, si një element i rëndësishëm për të çuar përpara ato reforma që kërkon integrimi evropian i vendit”.