E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Rama i lidhur me elementë të krimit

“Arrestimi i Skerdjan Bajramit, i cikli identifikohet si një nga anëtarët kryesor të bandës së Zani çaushit, dëshmon qartë edhe një herë lidhjet e Edvin Ramës dhe bllokmenëve të rinj me element të rrezikshëm të krimit të organizuar”, tha Erla Mbëhilli, zëdhënëse e selisë blu.

Ajo shtoi se “pas vërtetimit të lidhjeve të ngushta të Ramës me Aldo Baren, pas fakteve të nxjerra nga Prokuroria Italiane të bisedave telefonike kilometrike dhe deponimeve të Don Dollakut që faktojnë lidhjet e kësaj bande me Ramën dhe eksponentë të tjerë të kupolës Socialiste, lidhjet e fundit me bandën e Zani Caushit dëshmojnë fytyrën e vërtetë të qëllimeve të Edvin Ramës dhe bllokmenëve të rinj”.

Zëdhënësja Mëhilli, në emër të PD-së, i bëri thirrje Partisë Socialiste që të distancohet nga element kriminal ashtu edhe nga eksponentë apo drejtues të kupolës socialiste që kanë lidhje me botën e krimit. Gjithashtu ajo i ka kërkuar kreut të PS , Rama të heqë dorë nga rekrutimi i kontingjenteve kriminale dhe pjesës më të errët të shoqërisë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›