E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati: Vizat, qeveria duhet t‘u kërkojë falje shqiptarëve

Selia rozë i kërkoi dje Kryeministrit që t‘u kërkojë falje shqiptarëve për vonesat në liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian. Deputeti i kësaj partie, Ditmir Bushati, përmendi

entuziazmin e maqedonasve, serbëve dhe malazezëve, të cilët përfituan në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri heqjen e regjimit të vizave me hapësirën Shengen. "Ndonëse lajmi për përfshirjen e fqinjëve tanë në një regjim pa viza me hapësirën Shengen është inkurajues, trishtues është fakti që Shqipëria edhe pse e nisi e para këtë proces që në vitin 2004, mbeti e fundit", tha ai. Bushati vërejti se Shqipëria mbeti e fundit në procesin e liberalizimit të vizave për shkak të dështimit të përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Europian, kritere këto të njëjta për 5 vendet e rajonit. "Është koha që të nxirren mësime e përgjegjësi nga dështimi i qeverisë Berisha në përmbushjen e standardeve të kërkuara për heqjen e vizave. Është koha që Sali Berisha t‘u kërkojë ndjesë shqiptarëve për dështimin e qeverisë së tij dhe për izolimin që sot përjetojmë në dallim nga fqinjët tanë", nënvizoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›