E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet popullariteti i Berluskonit pas sulmit

Popullariteti i Kryeministrit Silvio Berluskoni ka kaluar mbi 50 për qind pas agresionit që ai pësoi javën e kaluar në Milano. Kjo ngjarje duket se ka provokuar një valë simpatie, madje edhe mes atyre që votojnë për partitë kundërshtare. Ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga e përditshmja italiane "Corriere della Sera". Berluskoni, 73 vjeç, u godit në fytyrë nga një statujë suvenir e "Duomos" nga 42-vjeçari me probleme mendore, Massimo Tartaglias. Kryeministri që pësoi thyerjen e dy dhëmbëve dhe hundës, qëndroi për disa ditë nën vëzhgimin e mjekëve në spitalin e Milanos. Sondazhi i kryer nga ISPO tregon se pas sulmit popullariteti i Berluskonit shkoi në 55.9 për qind, nga 48.6 që ishte në mes të nëntorit. Sipas tij, "ringritja" është evidente mes zgjedhësve të rinj dhe katolikëve protestantë. Por popullariteti i tij u rrit edhe mes zgjedhësve të qendrës së majtë. 17 për qind e tyre kishin opinion pozitiv për Kryeministrin. Megjithatë, një tjetër e dhënë e rëndësishme del nga opinionet e njerëzve. 20-25 për qind e tyre mbështesnin agresorin Tartaglia, një I sëmur mendor, duke pranuar se "Berluskoni është i rrezikshëm për vendin".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›