E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Vizat, vonesat për shkak të Berishës

Deputeti socialist, Ditmir Bushati, vërejti dje se Berisha po tenton të fshehë vonesat për procesin e liberalizimit të vizave me shpifje kundër opozitës. Bushati tha se Kryeministri, në vend që t‘u kërkonte ndjesë qytetarëve të vendit të tij, për faktin se shqiptarët nuk do të përfitojnë lëvizjen e lirë këtë fundviti si maqedonasit, serbët dhe malazezët, Berisha zgjodhi sërish armën e tij të preferuar, gjuhën e urrejtjes, shpifjet monstruoze, të cilat bota demokratike ku duam të integrohemi ka kohë që i shpërfill dhe i refuzon me përbuzje. "Sali Berisha nuk e justifikon dot vonesën e tmerrshme në këtë proces me hapjen e pritshme të kufijve, ashtu sikundër nuk e mbyll dot debatin për kutitë duke përhapur kudo gënjeshtrat e tij për opozitën", tha Bushati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›